• |
ide | kryesore

Pasoi Qaton në krye të ARRSH-së, jep dorëheqjen drejtoresha Vjero

Lajme, Të fundit



Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Vasilika Vjero ka paraqitur dorëheqjen. Vjero u emërua në këtë detyrë më datë 20 shtator, pas dorëheqjes së pararendëses së saj Sonila Qatos.

Drejtoresha e re e ARRSH-së e dorëhequr së fundmi, ka shërbyer më parë si kreu i Tatimeve Vasilika Vjero, si edhe si drejtuese e Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Lajmi është bërë i ditur nga burime jozyrtare të ARRSH-së, institucionit që është vënë në qendër të sulmeve, pas anulimit të lotit të shtatë të “Kardhiq-Delvinë” dhe përplasjeve me kompaninë “Gjoka Construction” për rrugën e “Arbrit”.

Hetimet për këtë aks nacional u hapën pak javë më parë, si pasojë e dy kallëzimeve të ndërsjellta mes Qatos dhe të kompanisë “Gjoka Construction”. Qato denoncoi pranë Krimeve të Rënda firmën e lartpërmendur duke e akuzuar për falsifikimin e dokumenteve gjatë paraqitjes procedurës së tenderimit të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Ish-kreu i ARRSH-së ngriti pretendimin se “Gjoka Construction” ka paraqitur dokumente të falsifikuara ku figuronte sikur punimet në rrugën e Arbrit kishin përfunduar. Nga ana tjetër, “Gjoka Construction”, dorëzoi padi përmes avokatit mbrojtës duke arsyetuar se ishte skualifikuar nga gara për të favorizuar një firmë tjetër.

Përplasja me kompaninë “Gjoka” u bë shkak i dorëheqjes së Qatos, e cila në një postim në llogarinë e saj në “Facebook” deklaronte se nuk përballonte dot akuzat që i janë bërë, duke u shprehur e gatshme që të punojë kudo tjetër, duke vendosur eksperiencën e saj në shërbim të shtetit.

 



8 Comments

  1. E thjeshte fare. Kete e kane vene me zor aty, por duke qene se zullumi aty eshte shume i madh, me te drejte ka vendosur te mos behet viktime e maskarenjve. Prisni e degjoni, ne keto kushte shume shpejt paskan per te filluar te tunden byzylyket. Bravo znj. Vjero

  2. Kerkohen bundra per te pranuar postin dhe per te mos dhene doreheqjen me vone.
    Aplikantet te paraqesin dokumentat te Vila e Surrelit!

  3. Boo sa vite po humben ky vend me keta te Ripjerdhjes!!! Jane ngjitur si muti pas opinge, nuk ikin! Duket se e paskan mision qe ta shkatrrojne komplet kete vend.

    1. T’gjith njesoj jane. Edhe ato studente e protestes qe mund te kishin bere edhe ndonje parti e udheheq shqiperine i politizuan menjehere. Jane hienat ne popull, jo vetem ne qeveri.

      1. Pikerisht kjo ishte teza e studenteve te tu te dashur prandaj dhe deshtuan. Vazhdoni prisni nga buzequmeshtit se mire ju dolen keto 30 vjet.

  4. Qelbesira Kryeminister ka dhene falas Rrugen e Kombit.

    Qelbesira eshte ne sherbim te Koncesionareve.

    Qelbesira eshte gati per BURG. Vetem me rruget te merren Prokuroret dhe Koncesionet qe mbajne ere mut.

  5. Nuk drejtohet vendi me minifunde, mblidhe mendjen o aguridhe. Mbase nuk ke faj se mendon se keto dottore-shat, patru, pashkolle por me llojlloj diplomash dhe me kembe tulle te forta do te vjedhin me pak ose do te bejne me pak skandale se dyberat meshkuj, gabohesh rende! Ne fund te fundid cdo gje te faturohet ty se keto pacavuret nuk vlejne me shume se minifundi i tyre.

  6. Kushdo qe do marr ate post heret a vone do jap doreheqjen, pasi aty komandojne zvendesdrejtoret dhe te tjere mjeshtra te klanit rama-gjiknuri. Kjo zonja e paska kuptuar shpejt se aty je marjonete ne dore te mafjes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *