• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tiranë, digjet një automjet pranë Liqenit të Thatë

Lajme, Të fundit



Një automjet i tipit “Benz” raportohet të jetë djegur pak minuta më parë në Tiranë.

Nga informacionet paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si Liqeni i Thatë në kryqytet, afër kopshtit zoologjik.

Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës.

Ndërkohë, forcat policore i janë drejtuar terrenit për të kryer zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes, si edhe për identifikimin e pronarit të automjetit.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *