• |
ide | kryesore

Vidhet Ministria e Brendshme, Prokuroria nis hetimet

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vjedhjen që dyshohet se ka ndodhur ditën e djeshme, më datë 2 tetor, në parkun e ministrisë së Brendshme.

Paraprakisht, dyshohet se nga parku i institucionit janë marrë pajime, si: kondicionerë, printer dhe skanera. Informacioni është bërë i ditur nga një burim jozyrtar pranë Prokurorisë për televizionin “Top Channel”.

Sipas të njëjtit burim, kjo është vjedhja e dytë brenda një harku të shkurtër kohor, pasi edhe më herët, nga i njëjti institucion janë marrë edhe sende të tjera si pjesë makinash. ©Lapsi.al



5 Comments

  1. Me siguri pas kësaj, Rama do të dalë publikisht e do ta vlerësojë ministrin e mbrendshëm aktual si ministrin e tij më të mirë.
    A nuk e vlerësoi ai si të till Tahirin pikërisht në kohën kur lulëzoi me rekorde europiane mafia e trafikut të drogës ?.
    U vodh dy herë prokuroria e Durrësit, e prokurorja Drane (nuk po ja kujtoj emrin), u ngrit me detyrën e kryetares së prokurorisë së krimeve të rënda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *