• |
ide | kryesore

“Mbi fanellën e tyre shkruhet respekt…” Conte, një stuhi kundër arbitrit e të dielën vjen Juventus

Sport



Goli i shpejtë i Lautaro Martinez iluzionoi Inter, që pastaj doli i mundur 2-1 nga Barcellona; Conte kthehet në shtëpi pa pikë, por me një përfaqësim me karakter e disa keqardhje e kontestime: “Pas një ndeshje të tillë meritonim më shumë, duhet të ishim më të aftë në rastet që krijuam sepse e vumë në vështirësi Barcelonën. Jam i hidhëruar sepse pashë disa situata që u drejtuan në një farë mënyre. Pati shumë gjëra që nuk më pëlqyen që në fillim. Ndjesia nga pankina ishte negative, nuk na pëlqeu”.

Penalltia e pretenduar që nuk iu dha Sensi është një nga episodet, por jo i vetmi për Conte: “Arbitri më dha karton të verdhë dhe më tha se do të më përjashtonte në protestën më të afërt. Mbi fanellën e tyre shkruhet respekt e unë atë kërkova, sepse arbitrat duhet të kenë respekt për kë vjen në Barcelonë të luajë futboll. Respekti duhet të jetë reciprok, vazhdoj e ndjej hidhërim sepse po flasim për një arbitër me eksperiencë e jo ndonjë që sa ka ardhur dhe mund të kondicionohet”.

Për sa i përket ndeshjes: “E vumë në vështirësi Barcelonën, por nuk e mbyllëm dot ndeshjen. Në pjesën e dytë doli në pah kualiteti i Barcelonës e ne u gjendëm në vështirësi fizike. Rezultati nuk ishte i duhuri”.

Nuk ka kohë për të humbur sepse në kampionat vjen Juventus: “Duhet të kurojmë plagët e kësaj humbje të pamerituar. Vazhdojmë të punojmë për të qenë akoma më të fortë në të ardhmen. Kemi nisur një rrugë me këta djem, që për disa ishte debutimi në Champions”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *