• |
ide | kryesore

Terror në Paris, 4 policë vriten në një sulm me thikë

Lajme, Planet



Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth gjysmë ore më parë në Francë, ku katër policë kanë mbetur të vrarë pas një sulmi me thikë të një personi ende të paidentifikuar.

Sipas mediave franceze, Aagresioni është lokalizuar jashtë selisë qendrore të policisë në Paris. Ndërsa mësohet se autori i vrasjes së katërfishtë, që u qëllua për vdekje nga Policia, ishte anëtar i stafit brenda ndërtesës.

Si pasojë e kësaj ndodhie, zona në qendër të Parisit është mbyllur.

Sulmi vjen një ditë pasi Policia franceze hyri në grevë, në të gjithë vendin, për shkak të rritjes së dhunës ndaj oficerëve dhe rritjes së niveleve të vetëvrasjeve brenda forcës.

Në mbulimin e ngjarjes në kohë reale, rrjeti prestigjioz britanik “BBC”, informon se ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner, ka mbërritur në vendin e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *