• |
ide | kryesore

Tirana sërish pa drita, OSHEE tregon zonat që preken nga punimet në rrjet

Lajme, Të fundit



Disa zona të kryeqytetit nuk do të kenë furnizim me energji elektrike në dy ditët e ardhshme. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë të ditur përmes një njoftimi për mediat se nesër dhe pasnesër, në datat 4 dhe 5 tetor, në disa zona të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të energjisë, përgjatë orareve të ndryshme.

OSHEE shpjegon se shkak i mosfurnizimit me energji është rikonstruksioni i disa kabinave.

Njoftimi i OSHEE:

Stakim i datës 4-5 Tetor

Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave në kryeqytet, në datat 4-5 tetor do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë

4 tetor
09:00-15:00
rruga “Sadik Petrela”, rruga “Kristo Dako”, rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Arkitekt Sinani”, rruga “Besim Daja”, rruga “Ibrahim Buzhiqi”

14:00-16:00
rruga “Naim Frashëri”, rruga “Vëllezërit Manasterli”

12:00-14:00
rruga “Halim Xhelo” pjesërisht, pranë Bllokut të Ambasadave

5 tetor
09:00- 15:00
rruga “Mine Peza”, rruga “Fortuzi”
12:00 -15:00
rruga e Kavajës pjeserisht, rruga “Shyqyri Bërxolli” pjesërisht, tek Ministria e Emigracionit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *