• |
ide | kryesore

Vjedhja te Ministria e Brendshme, reagon Policia

Lajme, Të fundit

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me lajmin e raportuar pak më parë për vjedhjen e magazinës e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Në njoftimin për mediat, Polica bën me dije se persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në këtë magazinë, disa pajisje elektrike të dala jashtë përdorimit, që sipas saj ishin gati për t’u asgjësuar.

Materialet lidhur me çështjen në fjalë i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja” .

Më herët, u njoftua se Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për këtë rast, që dyshohet se ka ndodhur ditën e djeshme, më datë 2 tetor, në parkun e ministrisë së Brendshme.

Sipas një burimi jozyrtar nga Prokuroria që ka folur për televizionin “Top Channel”, kjo është vjedhja e dytë brenda një harku të shkurtër kohor, pasi edhe më herët, nga i njëjti institucion janë marrë edhe sende të tjera si pjesë makinash.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Në rrugën e “Kavajës”, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të MB, disa pajisje elektronike të dala jashtë përdorimit, të cilat ishin për tu asgjësuar.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja”.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu