• |
ide | kryesore

Zbutje e opozitës? Kryemadhi: Ide e gabuar, ka një ndryshim të qëndrimit të ndërkombëtarëve

Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ka cilësuar si të gabuar idenë që qarkullon nëpër media, si edhe në opinionin publik, në lidhje me një “zbutje” të qendrimit të opozitës mbi kushtin që konsiderohej si i panegociueshëm, zgjedhjet e lira dhe të ndershme me largimin e kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për televizionin informativ “Report Tv”, Kryemadhi ka thënë se bëhet fjalë për një ndryshim të qendrimit të ndërkombëtarëve. “Nuk ka zbutje, ka një ndryshim të qëndrimit të ndërkombëtarëve dhe ju duket njerëzve sikur ka zbutje opozita. Opozita nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e saj, ka djegur mandatet, ka bërë platformën e saj anti-krizë. Kemi një raport të OSBE-ODHIR, që hedh poshtë jo vetëm votimet e 30 qershorit por ka bërë një skaner të gjithë sistemit shqiptar dhe ndërkohë kemi sot 9 kushtet e Bundestagut gjerman, të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me klasën politike por kryesisht kanë të bëjnë me mazhorancën. Dhe njerëzve ju duket sikur jemi zbutur ne. Nuk jemi zbutur ne.”- ka thënë Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI-së ka zbuluar disa detaje mbi takimin kokë më kokë të pak ditëve më parë me liderin e opozitës së bashkuar joparlamentare, kryedemokratin Lulzim Basha. Kryemadhi ka bërë me dije se takimi me Bashën është zhvilluar në kuadër të procesit për përgatitjen e strukturave partiake në terrenm si edhe për grupet e punës që kanë nisur punën për përpilimin e platformës dhe të paketës anti-krizë.

Jemi në një proces për përgatitjen e strukturave të partisë në terren. E dyta, në ngritjen e grupeve të punës të cilat kanë filluar të ngrihen që po punojnë për platformën dhe paketën anti-krizë. Sepse paketa anti-krizë nuk është vetëm zgjidhja e uljes në tavolinë të opozitës me maxhorancën. Paketa anti-krizë ka dhe situatën ekonomike. Sepse në fund të ditës shqiptarët nuk duan t’ia dinë foli Luli me Monën me Ramën apo nuk folën.” – ka thënë Kryemadhi.



4 Comments

    1. Per cfare strukturash ne terren e ke fjale? Kush do t’i organizoj? E mbushe partine me kurvica, hajdute dhe pashkolle, kush do te jape vote ty dhe shtangistit? Edhe ne Jale, ku cdo gje eshte falas perfshi edhe ate punen…… mezi mblodhe 80 kurvica qe po i trajnon ne akademinin tende (qe eshte nje burdello gjigante ne qiell te hapur) dhe te te mos hame hakun; ti je akademike ne ate zanat, sale te ka zene semundja e vegles.

  1. opo bej çbej shkerdheu edhe ca dite me Liken se pasi te hyje ne burg ai do thahesh per ka… ,se te ty se fut as qeni e jo me robi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *