• |
ide | kryesore

1.8 ton drogë nga Shqipëria, dalin pamjet nga super-aksioni në Turqi (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Dalin pamjet e arrestimit të personave të cilët u kapën në Turqi me 1.8 ton drogë, që po transportohej nga dy kamionë shqiptarë. Sikurse shihet edhe në videon e bashkëngjitur më poshtë, si rezultat i këtij aksioni janë arrestuar 14 persona.

Mësohet se sasia e drogës ndahej në 60 kilogramë heroinë, ndërsa pjesa tjetër e konsiderueshme përbëhej nga lëndët narkotike të llojit “kanabis” dhe “kokainë”.

Bëhet me dije se Policia turke kishte patur më parë informacione mbi ngarkesën në fjalë që do të kalonte përmes Shqipërisë.

Hetimet për goditjen e këtij grupi kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Turqi kishin nisur prej gjashtë muajsh. Sipas autoriteteve, lënda narkotike ishte fshehur mes materialeve të tekstileve, në kamionët që vinin nga Shqipëria.

 

https://www.youtube.com/watch?v=k9CIghERlp0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *