• |
ide | kryesore

Rama, kirurgu estetik i oligarkëve

1, Arkiva, Ide



Edi Rama mblodhi në pallatin mbretëror “aristokracinë” e biznesit shqiptar në një përpjekje të dëshpëruar për të retushuar imazhin e saj në publik. Kryeministri pranoi se ata 200 burra dhe gra që i kishin ardhur në sallë, ishin viktima të “frymës agresive kundër gogolit të oligarkut”, të një preceptimi të keq popullor, që kulmon deri në thirrjet për djegjen e bizneseve dhe shkatërrimin e shtëpive të tyre. Dhe për këtë i ftoi ata të kryenin një operacion estetik: të dhuronin një pjesë të fitimit personal, përmes një fondi që do të rriste solidaritetin me më të varfërit, duke e shndërruar ajkën e kapitalizmit shqiptar në një “lokomotivë morale për shoqërinë”.

Masa që propozoi shefi i qeverisë, në atë monolog ku njerëzit më të pasur të vendit bënin rolin e spektatorit avdall, dhe ai vetë atë të star-it që hyn në sallë me vonesë për të performuar para turmës, ishte që biznesmenët e mëdhenj të dorëzonin 2% të dividentit personal (jo të fitimit të kompanisë) në këtë fond solidariteti që do i vishte fytyrave të tyre një maskë njerëzore.

Duhet thënë që në fillim se ajo nismë dhe ai format ishin krejt të pakuptimta. Dhe kjo për disa arsye…

Së pari, se perceptimi armiqësor ndaj “figurës së urryer të oligarkut”, nuk ka prekur të gjithë biznesmenët e mëdhenj shqiptarë. Eshtë e vërtetë se në imagjinatën popullore, mund të ngatërrohet  i njomi me të thatin, është e vërtetë se nën sundimin arbitrar të rilindjes po thellohet një kontradiktë që buron prej pabarazisë së skajshme, ajo mes të pasurve dhe të varfërve, por duhet thënë gjithashtu, se pjesa më e madhe e publikut e di se cilët janë mëkatarët e vërtetë: se cilët marrin koncesione dhe PPP multimilionshe, se cilët fitojnë tendera pa garë dhe “gara” pa konkurent, se cilët lobojnë për ndryshimin e ligjeve, se cilët janë kilentët e përhershëm që majmen nga paratë publike.

Në atë sallë kishte edhe plot biznesmenë të ndershëm, që fitojnë me punën dhe djersën e tyre, pa ndihmën e fondeve publike dhe presionit për lehtësira fiskale. Dhe natyrisht ata nuk mund të detyrohen për të shpëlarë imazhin e oligarkëve të Ramës, disa prej të cilëve, si për ironi të fatit, as nuk gjendeshin në atë tubim, të organizuar për të bërë makiazhin e tyre.

Së dyti, ti kërkosh bosave të biznesit shqiptar të derdhin në një fond solidariteti të drejtuar dhe kontrolluar prej tyre 2% të dividentit, është një masë qesharake. Edhe sikur të funksionojë, ajo shumë, nuk është asgjë më tepër sesa një pikë uji në oqean, për të korrigjuar hendekun mes atyre që kanë dhe atyre që s’kanë. Atë e bën edhe me groteske fakti se nuk ka kaluar as një vit, kur me një ligj antikushtetues të kthyer pas nga presidenti, Rama i fali, po, po, i fali, më të pasurve të vendit, 7% të dividentit, jo vetëm për një vit, por edhe me efekt prapaveprues për vitet që patën kaluar.

Së treti, një qeveri e majtë, e cila shqetësohet realisht për thellimin e pabarazive, për thyrejen sociale që rrjedh prej tyre, për degradimin e një sistemi ku të pasurit pasurohen gjithnjë e më shumë dhe pjesa tjetër varfërohet gjithnjë e më tepër, nuk e zgjidh këtë me anë të lëmoshës, as me fondet për rindërtimin e një shtëpie, apo kurimin e një fëmije të sëmurë. Ajo e zgjidh me anë të taksimit.

Tashmë në mbarë botën po pranohet njëzëri se Amerika e pas krizës dramatike të 1929, kur Ruzvelti vendosi të aplikojë deri në 80 % taksim për pasuritë më të mëdha, përjetoi bumin e vet të lavdishëm ekonomik (deri ne prag të viteve ’80 dhe fillimit të reganizmit). Po ashtu edhe Europa e pas luftës së dytë botërore, që vendosi të ndërmarrë, politika fiskale të bazuara tek solidariteti, kujton ditët e saj më të arta në atë periudhë.

Vetëm këto janë masa që mund të rikthejnë kohezionin social të shkatërruar dhe të ringjallin ekonominë e kapur për fyti nga 10 -15 vetë.

Natyrisht, Edi Rama i di këto. Që kur erdhi në pushtet në 2013, ai e bëri një nga refrenet e fushtës së tij, zbutjen e pabarazive, në një vend ku siç i pëlqente të thoshte atëherë, vetëm 5% e shoqërisë kanë sa 95%-shi tjetër. Pikërisht për këtë ai nisi betejën për taksimin progresiv ku ata që fitojnë më shumë, paguajnë më shumë.

Por, me të ardhur në pushtet ai lundroi në drejtim të kundërt. Ai jo vetëm e thelloi hendekun mes të pasurve dhe të varfërve, por krijoi një diferencë edhe midis vetë biznemenëve, duke veçuar prej tyre një grusht oligarkësh që bashkëqëverisin me të. Ai jo vetëm që nuk bëri gjë për më të paprivilegjuarit, por do të mbahet mend për thirrjen drejtuar sipërmarësve italianë që të vijnë në Shqipëri se këtu fuqinë punëtore mund ta shfrytëzojnë si mish për top, pasi nuk ka as sindikata.

Të gjitha këto politika të denja për një ekstremist ultraliberal i kanë dhënë frytet e tyre. Ato kanë konverguar në atë që Rama e etiketoi së fundi, përpara 200 ‘aristokratëve” të biznesit, si frymën agresive të shoqërisë kundër gogolit të oligarkut.

Dhe këtu i duhet njohur merita e pamohueshme se di ta masë pulsin e shoqërisë. Ai dëshmoi që e ka kuptuar se virusi i kësaj fryme po përhapet me shpejtësi. Prandaj zhvilloi dhe tubimin farsë në pallatin mbretëror.

Por, ashtu si shpesh herë, problemi i tij nuk qëndron se s’di të kapë problemet e duhuara, ai është se jep përgjigjet e gabuara.

Kështu bëri edhe këtë herë kur veshi përparsen e krirurgut estetik të oligarkëve. Në vend që të planifikonte  masa për të zbutur kontradiktën në thellim mes të pasurve dhe të varfërve, ai u mjaftua me shfaqe fasadë dhe thirrje për solidaritet. Ai nuk polli dot gjë përtej një monologu para biznesmenëve të mëdhenj, me iluzionin se mjaftojnë fjalët e tij, për ti transformuar ata nga “djaj”, në lokomotiva morale të shoqërisë.

©Lapsi.al 



20 Comments

  1. O Bushat, ky kujton se mashtron akoma miletin ne 2020-en!!!!
    Ky po me surprizon me psikopatine e tij!

    1. katnari i lumtur jo kapitalizmi, tipat si rama qe hiqen si vizionar dhe mbrohen nga ultraliberalet evropian

      1. Or daku 15.19 ,cfare te dogji sumen qe kercen perpjete kur permendet kapitalizmi ??? Ne sistemin qe jetojme te gjithe politikanet ,biznesmenet ,mediatiksat jane ne sherbim te kapitalit dhe kjo nuk eshte anormale per sistemin .Biznesmenet e pasur ne gjithe boten e zhvilluar kapitaliste drejtojne jeten politike dhe ekonomike prej qindra vitesh ,ndersa ne ish vendet komuniste ky mentalitet zhvillohet me ritem te ngadalte .

        1. O ti kar njeri, kap nej liber e lexo. Thelbi i kapitalizmit esht konkurrenca e lire dhe e ndershme, jo tu vjedhish ti taksat njerezve e tua japish shokeve te tu.

        2. Nuk jemi ne kapitalizem , por ne nje anarshi totale . Lidhesh me politiken dhe te nesermen gdhihesh miliarder me nje PPP . Je biznesmen i ndershem , dhe obligohesh te jesh ortak me nje politikan qe vetem breket ka te tijat se ndryshe te falimenton . Por gjithsesi ne fund ti i falimentuar je se grykesia e ketyre nuk ka limit . Ne kete vend mungojne rregullat me elementare te lojes , mungon ndershkueshmeria , mungon zbatueshmeria ligjore dhe ne fund qe eshte edhe me e keqja mungon drejtesia ose me sakt nese bie ne dore te drejtesise je totalisht i falimentuar . Ky vend eshte i marre fund me kohe , anarshia ka aritur ne piken e mosrikthimit . Vetem nje revolucion i shtreses me te larte kuturore ose nje revolucion te tipit francez e fut ne brazde kete vend . Po te tregoj nje ndodhi me konfindustrine Angleze te para 5-6 viteve . Kryetari i saj i propozoi shtetit anglez nje taksim ekstra (me te drejte rinovimi ) mbi industrialistet me nje takse 2.2% me shume sesa ekzistuesja, por me nje kusht qe e gjithe shuma te shkonte si ndihme financiare per shtresen me te goditur nga kriza ekonomike . Kur doli jashte , gazetaret e pyeten te çuditur qe si ka mundesi qe nje biznesmen te taksoje vetveten kur dihet qe zoti juaj eshte paraja? dhe ai i qete i pergjigjet : Ne kete kohe krize ne fituam me shume se çduhej , qe do te thote qe kjo para nuk eshte e jona . Historia na ka treguar , sidomos ne anglezeve , ate qe ti popullit ja rremben me menyra nga me te ndryshmet , nje dite je i detyruar tja rikthesh por me menyren e vetme qe ata dine , dhunen . ne fund nga lakmia kemi humbur pothuajse gjithçka , biles edhe jete njeresish dhe jemi detyruar tja rinisim nga fillimi . Ta rinis edhe nje here tjeter nga fillimi nuk na leverdis , veçse na jep mornica ne trup . Tung

          1. xxxxxxx,nuk heq asnje presje komentit.Eshte deprimues konstatimi,por realitet.
            Eshte fatkeqesi kombetare,qe ka akoma shqiptare qe i besojn ketij drogaxhiu
            demagog,qe eshte edhe fajtori kryesore per kete”anarshi totale”.

        3. or ti i 15:19. suma t dogji ty, dhe mesa duket shume se te paska marr flak keq fare. ik e rritu e meru me tjeter sport se per ty e hajne te tjeret. sa te te vi vala ty eshte bere demi

  2. Sa here duhet te perseritet historia o Bushat qe ta kuptosh se e ke gabim? Roosvelti e beri taksen 80%, biznesmenet fluturuan ne parajsa fiskale dhe ate te gjatin e hengren punetoret qe humben vendet e punes. E njejta gje dhe me Francen e Holland. Eshte e vertete qe ka nje konsesus per new deal-in e e FDR, por konsensusi eshte qe ai program e zgjati dhe thelloi krizen. Persa kohe ti te jesh jashte bllokut pabarazia do vazhdoje, sepse eshte e natyrshme. Komunizmi shkoi kunder natyres.
    Eshte gabim teoria qe barazia e te ardhurave shton solidaritetin e shoqerise. E kemi provuar 50 vjet dhe te gjithe e dime si shkoi.

  3. Bushat je i papare! Shqiperia eshte bere jo vetem nje vend shume veshtire per te jetuar, por edhe qesharak. Pikerisht sepse ka politikane qesharake dhe biznesmene te pacivilizuar dhe te tredhur.
    Te komplimentoj per gjithe kontributin qe jep ne kete vend te mjere qe dita dites po rreshket ne komunizem dhe ku zerat e lire pakesohen gjithnje e me shume.

  4. Akoma egziston ky Ram galloshja mre?qouni populli e mbyteni me beshtym kete kurv njeri qouni popull qouni?

  5. O bushat je lodhe kot tu be nje hartim e per cfare se ku shkon rama atje eshte ekeqja ate e di dhe ipaemri i rames ketu puna eshte si ta kuptoj spiropali ky eshte probemi

  6. Te varferit kane oligarkine e tyre,le te mblidhen tek shtepia e Metes dhe do te shohin aty fukarallekun.

  7. Ore Shkullak kur del ne TV dhe flet mbrockulla fshataresh te duket vehtja sikur je kryetari i oligarqise Balliu.Behu pak qytetar Shkullak sepse edhe Balliu qe eshte pshatar ve kravate dhe flet per fiziken dhe elektricitetin.Shkullak mos u be oligark me varke.

  8. O vampirat e ps sa kaba meta me salen per 8vjet rama i kap me nje dor vetem tju shikosh juve te paemrat e ps se si shtoheni dita dites e thojne shqiptaret si su kenaq njeher ky rama se ka 6vjet qe po na rjep po ku eleni ju te shkretin te mbushi 300mil sa her qe i vete afer ju sec e ngatarroni dhe eshikon veten minus 50mil lereni mutin ta plotsoje se na mori ne qaf

  9. Shqiperia vendi ku i pasuri nuk eshte i pasur per merite te tij dhe i varferi nuk eshte i varfer per faj te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *