• |
ide | kryesore

“Euronews” skanon fushatën në Kosovë: “Vetëvendosje” favorite për marrjen e drejtimit të qeverisë

Lajme, Të fundit



Rrjeti televiziv evropian informativ “Euronews” u ka kushtuar vëmendje speciale zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit në Kosovë, ku qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë në katër vitet e ardhshme. Mes tjerash, “Euronews” raporton se në zgjedhjet e së dielës piritet që asnjëra nga partitë që është në garë, nuk do të marrë mbështetjen e mjaftueshme, ndërsa kjo pritet të pasohet me bisedime të gjata për formimin e koalicioneve.

Anketat e opinionit aktualisht sugjerojnë se asnjë parti nuk do të marrë mbështetje të mjaftueshme në zgjedhjet e së dielës për të formuar e vetme qeverinë. Ky rezultat pritet të çojë në bisedime të zgjatura për koalicione”- njofton “Euronews”.

I pyetur nga gjigani evropian i informimit mbi projeksionet e mundshme të koalicionit të ardhshëm qeveritar, hulumtuesi i Institutit Italian për Studime të Politikave Ndërkombëtare, Giorgio Fruscione, tha se pret një bashkëpunim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“I vetmi koalicion që pres të formohet është ai ndërmjet nacionalistëve majtistë dhe LDK-së, nëse ata gjejnë konsensus për një emër (për kryeministër)”-theksoi ai.

Ndërsa, Naim Rashiti, drejtor ekzekutiv i Grupit për Hulumtimin e Politikave në Ballkan u shpreh se  rezultati i zgjedhjeve është vështirë të parashikohet dhe kjo do varet shumë nga numri i qytetarëve që do  iu drejtohen kutive të votimit.

Rezultati i zgjedhjeve është i vështirë për t’u parashikuar. Ai do të varet në masë të madhe nga pjesëmarrja në votim. Partitë në pushtet me gjasë do të humbin në përballje me opozitën, por duhet të shohim se si do të formohet koalicioni”-theksoi ai.

Gjithashtu, ky rrjet televiziv ka përshkruar edhe rrugën politike dhe sfidat e përjetuara nga Kosova, që nga shpallja e pavarësisë deri në ditët e sotme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *