• |
ide | kryesore

Flet Basha: E vërteta e bursës sime të financuar nga Soros

Lajme, Të fundit

Kreu i PD-së Lulzim Basha i pyetur për financimin e bursës së tij të studimeve nga fondacioni “Soros”, ka mohuar të ketë marrë mbështetje të tillë.

“Kjo nuk është e vërtetë. Nuk kam aplikuar dhe nuk kam marrë asnjëherë mbështetje financiare direkte nga “Fondacioni për shoqërinë e hapur”. Universiteti ku unë kam studiuar ka marrë financime të ndryshme duke përfshirë dhe “Fondacionin për shoqërinë e hapur”.

Ka marrë për një numër studentësh shqiptarë nga fondacione në Shqipëri, n.q.s. nuk gabohem edhe në New York ka marrë të njëjtën gjë për studentët nga Polonia në atë kohë që s’ishin anëtarë të BE-së”- tha Basha në një intervistë për Tv Syri. ©LAPSI.al.

7 Comments

  1. Lum si Rama per ty o donKishot,paska lind me kemishe pasi edhe me qiri te kerkonte kundershtar kaq te dobet nuk do gjente,”bravo”qe po na e ben m ret Ramazonin…

  2. Ja sa te mbyllet hetimi me parate e rusit per lulu,do dali dhe ajo me obamen,por nuk jane njesoj 80 mije $me 970mije $,lulu ka firmosur,kurse rama ska firme.por prape na genjeve,do fitoje pike po te tregoje te verteten o tutkun

  3. E kush ka qenë ai maturant shqiptar i fillim viteve 90-ë, që të ishte i informuar se çfarë qëllimesh politike kishte fondacioni i Sorosit “Shoqëri e hapur” ?
    E kush do të ishte ai maturant i asaj kohe që ta refuzonte një bursë të dhënë nga ky fondacion që i realizonte ëndrat e tij për studime në universitetet perëndimore ?
    Jo më djaloshi 18 vjeçar Basha që as e kishte idenë se kush ishte Sorosi, por edhe krerët e PD në ato kohë e shihnin fondacionin “Shoqëri e hapur” të Sorosit, si një nismë në përkrahje të sistemit demokratik, kundër shoqërisë “së mbyllur” diktatoriale enveriste.
    Pra edhe nëse e paskej ditur se bursën e ka nga Sorosi, edhe kjo një e pavërtetë siç deklaron Basha, nuk ka asnjë fakt që ai të ketë qenë aktivist i sorosian.
    Tashmë dihet që Rama si një politikan, pjellë e Sorosit, bën çmos që ta zhvlerësojë Bashën duke propoganduar e mashtruar publikun se ate e kam “mik”.
    Edhe kjo historia idiote e “bursës nga Sorosi” për Bashën, është në stilin e hajdutit që thërret kapeni hajdutin Rama që jo vetëm ka qenë në krye të kësaj shoqate të dyshimtë, por edhe është i vetmi lider europian që i ka shkuar edhe në dasmë plakut Soros, edhe bashkëshortja e tij ka qenë pjesë e kryesimit të OJQ sorosiane e që të dy vazhdojnë ti mbajnë lidhjet, është sa mashtruese, aq edhe qesharake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu