• |
ide | kryesore

Kërcënimi i Bayern, Löw gjen zgjidhjen: “Ter Stegen kundër Argjentinës, Neuer ndaj Estonisë”

Sport



Mbante në ankth prej disa javësh në fakt cështja e portierëve në kampin e Gjermanisë: Marc-André ter-Stegen, një prej portierëve më të mirë në botë, kërkonte më shumë hapësirë në Kombëtare, duke deklaruar hapur se ishte i mërzitur duke bërë rolin e dytësorit përballë Manuel Neuer të Bayern Munchen. Gazeta gjermane Kicker kishte paralajmëruar që në impenjimet e ardhshme të kombëtares do të luanin të dy portierët, gjë që Bayern nuk e ka pëlqyer, duke kërcënuar të mos i japë asnjë lojtar seleksionit të Joachim Löw.

Vetë tekniku i panzerave ka komunikuar në konferencën për shtyp vendimin e tij për cështjen, duke konfirmuar atë që kishte aluduar Kicker: “Kemi rënë dakord që ter-Stegen do të luajë në miqësoren e 10 tetorit me Argjentinën, ndërsa Neuer do të jetë në fushë në datën 14 kundër Estonisë për kualifikueset e Euro 2020. Kemi folur me lojtarët”. Njëherë njëri e njëherë tjetri nuk i bën keq askujt. Ndoshta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *