• |
ide | kryesore

“Krevate të tmerrshëm në një qeli të ngushtë”: nga burgu tek Rostov, Mamaev rrëfen një vit pas hekurave

Sport



Krevate të tmerrshëm në një qeli të ngushtë, 2 metra me 3 në një burg në Moskë. Lamtumirë privilegje, asnjë komoditet e vakte aspak për një sportist. Pavel Mamaev është kthyer të luajë me Rostov, do të mbajë numrin 10 pasi kaloi një vit pas hekurave. Së bashku me Kokorin – sulmuesin e Zenit – sulmuan një funksionar të qeverisë ruse, duke e kapur me grushta. Nuk do të luajë me kurrë me kombëtaren, do të ketë mbi vetë etiketën e rrugacit për gjithë jetën, por futbolli i dha një tjetër shans. E në një intervistë ka rrëfyer si ishte eksperienca e tij në burg.

View this post on Instagram

#пашамыстобой

A post shared by Павел Мамаев (@mamaev_pavel17) on

11 muaj burg: “Krevatet ishin hekuri, shumë të këqinj”. Pastaj mbi raportin me të burgosurit e tjerë: “Para se të bëje dicka, duhej të kishe një strategji. Të themi që po gënjen e do të bësh dicka që të tjerët nuk e dinë. Mendon se cilat mund të jenë pasojat, e ke pak frikë. Unë pata frikë. Ndihesh përgjegjës për veprimet e tua, e sidomos për veten apo familjen tënde. Duhet të mendosh një mijë herë para se të bësh dicka”. Kur e pyetën nëse është rrahur ndonjëherë aty brenda, përgjigjet jo: “Këtë jo, por ka gjëra që kam parë e preferoj të mos flasë”. Vështirë të rinisësh jetën normale pas 11 muajsh: “Nuk arrij të imagjinoj cfarë ndjejnë personat që qendrojnë aty për vite. Kur dola më dhanë një telefon e mendova “sa cudi”. Ditën tjetër u zgjova në 6″.

Rostov i Valerij Karpin e mori me parametër zero, duke i ofruar një shans të ri. Edhe pse duhet të vijë në formë: “Në pranverë – deklaroi Karpin – do të shohim Mamaevin e vërtetë. Besoj tek ai, ndryshe nuk do e kishim marrë. Është një lojtar i nivelit ndërkombëtare, ajo që bëri i mbetet të kaluarës”. Rostov është i dyti me 23 pikë, -2 nga Cska Moskë, në një betejë për një titull historik. Ndoshta Mamaev mund ti ndihmojë, duke lënë pas krahëve këtë histori të shëmtuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *