• |
ide | kryesore

Kryemadhi sqaron “gënjeshtrën” që i tha Metës për djegien e mandateve

Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Java” foli për djegien e mandateve. E pyetur për deklaratën e presidentit Ilir Meta, se Kryemadhi e kishte gënjyer për djegien e mandateve, ajo u shpreh se ishte një veprim i domosdoshëm.

“Mora vendimin ta digjja vetëm unë mandatin, por u mbështeta edhe nga deputetët e LSI-së. Nuk i ndaloja dot të gjithë. Deputetët e LSI ishin agresivë dhe vendosën unanimisht të largoheshin nga Kuvendi. Ishte një veprim i domosdoshëm, pak a shumë si vetësakrifikimi i Rozafës,” – tha Kryemadhi.

Ditën e djeshme, Meta u shpreh se ai ndodhej në Gjermani dhe se gjatë bisedave me Kryemadhin, kjo e fundit e kishte gënjyer se nuk do t’i digjte mandatet. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Dy derra “me bark te pangishem”. Cfare fati paska pasur Shtangisti qe u pasurua nga pallati i vjeres “Trump Tower” tek Astiri-Manhatan, Kashar. Populli nuk thone kot; “pac fatin e Monikes”.

  2. Ore qejfllitë e ripjelljes që i drejtoni të gjitha bateritë e urrejtjes kundër Metës e Kryemadhit.
    Po a nuk ka qenë Meta kryeministër, kryetar parlamenti e sot është akoma president me votat e socialistëve ?
    Na paska Meta një “Trump Tower” në Astir.
    Ka përfituar Monika disa apartamente në një pallat të ndërtuar në tokëm e trashëguar nga prindërit e saj e Meta na qenka bërë multimiliarder si Trunpi.
    Mendësi idiote komuniste.
    Janë me mijra shqiptarë pas përmbysjes së diktaturës enveriste e kthimit të pronave, që kanë përfituar nga pronat e tyre. Sigurisht jo të gjithë njëlloj pasi politikanët i kanë pasur mundësitë më shumë sesa njerëzit e thjeshtë.
    Nëse duhet diskutuar se kush u pasurua nga hiçi nga politikanët., përse të mos diskutohet se ku i gjeti paratë Edi Rama që kishte vetëm 3000 euro “kursime” në bankë e një vit pasi u bë kryeministër ndërtoi kalanë e Surelit.
    Mandej si nuk e kuptoni që përplasja e Ramës me Metën, arsyet nuk i ka tek “pasurimi” i këtij të fundit, por thjeshtë tek qëllimi i Ramës që të përlajë edhe institucionin e fundit që i ka ngelur pa kapur plotësisht, presidencën.
    Së dyti, kjo zhurmë e madhe propogandistike për shkarkimin e Metës, qëllimin kryesor e ka për të larguar vëmendjen e publikut nga skandalet e shumta korruptive të qeverisë shumicë të ripjelljes apo dështimin e plotë të Ramës në proçesin e integrimit europian.
    Nuk e vë dorën në zjarr për ndershmërinë e Metës, pasi dukshëm në politike ka bërë dredha, ama ai u akuzua se paskej marë “rrushfet” 80 mijë dollarë, në bazë të një videopërgjimi, që gjykatat e vlerësuan të pa vërtetuar me fakte
    Po sa videopërgjime diskretituese për Ramën janë publikuar jo vetëm nga mediat shqiptare por edhe nga mediat më të mëdha të botës ?
    80 mijë dollarë kishte marë shqiptaro-amerikani Bilal Shehu nga Rama, i dënuar nga drejtësia amerikane, ngaqë mashtroi duke e paaqitur ate si “gruan” e tij, për të hyrë në Shtëpnë e bardhë e për të bërë një foto me Obamën.
    Janë dhënë konçesione nga Rama ku bëhet fjalë për abuzime jo më me disa dhjetra mijë dollarë për për qindra milione euro, e bile vazhdon ti bëjë akoma edhe sot.
    Përse nuk mereni o shqiptarë me qindra milionat e ikura nga xhepat tuaj si taksapagues, nga makutëria e Ramës, e mereni me disa apartamente të Monikës të përfituara në tokën pronë të saj ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *