Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Java” foli për djegien e mandateve. E pyetur për deklaratën e presidentit Ilir Meta, se Kryemadhi e kishte gënjyer për djegien e mandateve, ajo u shpreh se ishte një veprim i domosdoshëm.
“Mora vendimin ta digjja vetëm unë mandatin, por u mbështeta edhe nga deputetët e LSI-së. Nuk i ndaloja dot të gjithë. Deputetët e LSI ishin agresivë dhe vendosën unanimisht të largoheshin nga Kuvendi. Ishte një veprim i domosdoshëm, pak a shumë si vetësakrifikimi i Rozafës,” – tha Kryemadhi.
Ditën e djeshme, Meta u shpreh se ai ndodhej në Gjermani dhe se gjatë bisedave me Kryemadhin, kjo e fundit e kishte gënjyer se nuk do t’i digjte mandatet. ©LAPSI.al
Tallni menderen me ne, talleni.
Ishallah, nuk na nxjerre edhe Monika njeren cice si Rozafa
Cifti lumtur, ju mungon vetem nje radio Iliria
Dy derra “me bark te pangishem”. Cfare fati paska pasur Shtangisti qe u pasurua nga pallati i vjeres “Trump Tower” tek Astiri-Manhatan, Kashar. Populli nuk thone kot; “pac fatin e Monikes”.
Ore qejfllitë e ripjelljes që i drejtoni të gjitha bateritë e urrejtjes kundër Metës e Kryemadhit.
Po a nuk ka qenë Meta kryeministër, kryetar parlamenti e sot është akoma president me votat e socialistëve ?
Na paska Meta një “Trump Tower” në Astir.
Ka përfituar Monika disa apartamente në një pallat të ndërtuar në tokëm e trashëguar nga prindërit e saj e Meta na qenka bërë multimiliarder si Trunpi.
Mendësi idiote komuniste.
Janë me mijra shqiptarë pas përmbysjes së diktaturës enveriste e kthimit të pronave, që kanë përfituar nga pronat e tyre. Sigurisht jo të gjithë njëlloj pasi politikanët i kanë pasur mundësitë më shumë sesa njerëzit e thjeshtë.
Nëse duhet diskutuar se kush u pasurua nga hiçi nga politikanët., përse të mos diskutohet se ku i gjeti paratë Edi Rama që kishte vetëm 3000 euro “kursime” në bankë e një vit pasi u bë kryeministër ndërtoi kalanë e Surelit.
Mandej si nuk e kuptoni që përplasja e Ramës me Metën, arsyet nuk i ka tek “pasurimi” i këtij të fundit, por thjeshtë tek qëllimi i Ramës që të përlajë edhe institucionin e fundit që i ka ngelur pa kapur plotësisht, presidencën.
Së dyti, kjo zhurmë e madhe propogandistike për shkarkimin e Metës, qëllimin kryesor e ka për të larguar vëmendjen e publikut nga skandalet e shumta korruptive të qeverisë shumicë të ripjelljes apo dështimin e plotë të Ramës në proçesin e integrimit europian.
Nuk e vë dorën në zjarr për ndershmërinë e Metës, pasi dukshëm në politike ka bërë dredha, ama ai u akuzua se paskej marë “rrushfet” 80 mijë dollarë, në bazë të një videopërgjimi, që gjykatat e vlerësuan të pa vërtetuar me fakte
Po sa videopërgjime diskretituese për Ramën janë publikuar jo vetëm nga mediat shqiptare por edhe nga mediat më të mëdha të botës ?
80 mijë dollarë kishte marë shqiptaro-amerikani Bilal Shehu nga Rama, i dënuar nga drejtësia amerikane, ngaqë mashtroi duke e paaqitur ate si “gruan” e tij, për të hyrë në Shtëpnë e bardhë e për të bërë një foto me Obamën.
Janë dhënë konçesione nga Rama ku bëhet fjalë për abuzime jo më me disa dhjetra mijë dollarë për për qindra milione euro, e bile vazhdon ti bëjë akoma edhe sot.
Përse nuk mereni o shqiptarë me qindra milionat e ikura nga xhepat tuaj si taksapagues, nga makutëria e Ramës, e mereni me disa apartamente të Monikës të përfituara në tokën pronë të saj ?