• |
ide | kryesore

Kukës/ Po transportonte 25 emigrantë nga Lindja e Mesme, në pranga 31-vjeçari

Lajme, Të fundit



Në Morinë të Kukësit është bërë i mundur arrestimi i një shtetasi, i cili po transportonte drejt Kosovës 25 persona të ardhur nga vendet e Lindjes së Mesme.

Bëhet fjalë për 310vjeçarin, shtetasin me iniciale T.Ll., banues në Lurth të Mirditës, i cili u prangos në flagrancë mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Nënkalimi Rexhaj”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, u konstatuan 25 shtetas të huaj irakianë, iranianë dhe sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi dhe që parashikohej të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Mbi të ndaluarin rëndon vepra penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *