• |
ide | kryesore

“Luan bixhoz në Monte Carlo”, kush është prokurori që Rama shigjetoi nga Kuvendi

Lajme, Të fundit



Një ditë pasi kreu i qeverisë, Edi Rama shigjetoi nga foltorja e Kuvendit një prokuror të Durrësit për lidhje me krimin e organizuar, pa përmendur emër të përveçëm, zv.kryeministri Erion Braçe ka përforcuar këtë akuzë, duke iu referuar arrestimit të Liridon Pulës, drejtorit të Kadastrës së qytetit bregdetar.

Pas seancës së ditës së sotme, ku Gjykata e Durrësit la me masë sigurie “arrest me burg” ish-drejtorin Pula, Braçe reagoi duke përsëritur akuzën e Ramës pasi u shpreh se subjekti i gjykimit (Pula) është nën presionin e një prokurori që punon për grupet kriminale.

Pa më të voglin diskutim që ky është akti i fundit i shantazhit që ka nisur prej një muaji. Presion dhe shantazh kriminal, që është bërë për pallate monstruoze që duhet të legalizohen në këtë qytet…Dyshoj shumë, që akuza jo vetëm është e paprovuar por ka edhe lajthitje ligjore. I kërkon një nënpunësi të Kadastrës të sillet si një drejtues i një institucioni tjetër. Unë s’jam jurist, po duhet provuar se vepra është kryer me dashje, dhe vepra ka sjellë dëme…A e kuptoni në çfarë shkelje ka bërë ky prokuror? Kushtetuta dhe ligji parashtron që prokurori provon akuzat. Nuk e di për kë e ka patur fjalën Rama, unë jam Erion Braçe. Ka një muaj që i bëhet presion drejtorëve të Kadastrës.”- tha Braçe për mediat.

Emri i prokurorit të kësaj çështjeje është Arjan Ndoj, i cili ka dhënë urdhërin për arrestimin e Pulës brenda zyrës së Kadastrës, nën akuzën e korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend ditën e djeshme, Rama foli për një prokuror në Durrës, që sipas tij punon për një organizatë kriminale dhe i bën presion edhe administratës shtetërore. “Sa kohë kam që e them, këto kanë vënë pasuri marramendëse. Me çfarë i bërë zotrote, faturat e bixhozit në Monte Karlo. Nuk është pushim nga puna vetting por do të hetohet. Sot është prokuror dhe punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nënpunëzve të shtetit. Nuk arreston qeveria, arreston drejtësia dhe procesi i një drejtësie që arretson është ky që po bëjmë“, tha Rama.

Pula u arrestua pak ditë më parë në zyrë nën akuzat për “Shpërdorim Detyre”, ndërsa u shpall në kërkim edhe ish-drejtori i Legalizimeve, Flamur Gjuzi, për të njëjtën akuzë. Ish-drejtori i Kadastrës së Durrësit u zëvendësua nga Arjan Cengu. ©Lapsi.al

 

 



10 Comments

  1. Pervec kesaj ben edhe shfaqje te huaja dhe mikroborgjeze.
    I mungon autokritika e shendoshe dhe degjon muzike te huaj.

  2. o Bythqiri i Vockel Braçe! po nqs ti o zv/Kryeminister i karit qe je ti paske prova qe ky prokuror po mbeshtet bandat kriminale te legalizojne pronat e tyre, pse o bythqir mqs paske prova nuk ja sekuestron keto prona bandave ?! edhe nje gje…mqs keta drejtues paskan pesuar presione pse si kane denoncuar keta trimat e tu?! apo kane frike nga Donika Perela dhe Arta Ulqi Marku?! ik o Braçe shurra se le nam!

  3. O Braqe po edhebti mor bir ben nga keto paudhesi si ai i gjati? Ti duhesh paditur ose kallzuar penalisht. Nese kjo qe thua ti eshte trillim ose shpifje duhet te paditesh e te denohesh. Nese eshte e vertet ka dy gjera:
    1. E keni ditur dhe keni heshtur, e per kete duhet te hetoheni per moskallzim krimi
    2. E keni ditur dhe jeni bashkepunetore, edhe per kete duhet te hetoheni dhe denoheni

    Ah se desh harrova, ca u be me ate kajmakun tuaj te vores? U shkri apo u prish

    3. Ose mos llapni kot si ti edhe pella e gjate

  4. E VERTETA ESHTE QE JO VETEM KY NDOJ POR TE GJITHE PROKURORET PA PERJASHTIM JANE KRIMINELA , MAFIOZA DHE GJOBEVENESA . DUHEN HEQUR TE GJITHE .

  5. Ju i njihni mire kata plehra por kur punojne per ju jane te mire , kur ju arrestojne jane te keqinj. Pse nuk arrestoni prokurorin qe justifikoi 1 milion euro te Alfred Pezes?

  6. per prokurorin e l milion eurove te alfred Pezes as per gjyqtarin hajdut dhe kriminel qe ka marre ne qafe fukarejte e shkrete kriminel nuk foli ndonje ngq qeveria e rilindjes tani per nje hajdut flasin te gkithe pika qe sju bie

  7. Ketije nuk i thone brace por palaco po kush nuk e din qe drejtoret e kadastres ne te gjith Shqiperin duhen arestuar te majt e te djatht sepse kan tjetersuar pronat si ato Shtetrore ashtu edhe private dhe me e keqeja qe ata po djegin dokumenta e pronave per ti hapur rug vjedhjes dhe nuk zbatojn as vendimet e gjykatave

  8. Keta rilindasit e mjere nuk e dine qe bota eshte jo vetem e vogel por edhe rrumbullake?! Eh mor qyqare te rilindur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *