• |
ide | kryesore

Mbappé, dëmtim i ri: sulmuesi do ti mungojë përsëri Francës

Sport



Nuk ka paqe për PSG. Shfaqen probleme të reja në kofshën e majtë për Kylian Mbappé, që rrezikon tashmë të humbasë ndeshjen e Ligue 1 kundër Angers e atë të Francës në kualifikuese. Sulmuesi i Paris Saint-Germain ishte kthyer në fushë në gjysmën e dytë të pjesës së dytë të sfidës së Champions League kundër Galatasary. Por, sipas L’Equipe, pikërisht ato minuta ishin fatale.

Mbappé ka pësuar një dëmtim të ri të muskulit të kofshës së majtë që e kishte mbajtur larg fushës gjatë gjithë shtatorit. Për momentin, sulmuesi rrezikon të humbasë impenjimin e afërt me klubin, të shtunën, por sidomos sfidën e dyfishtë me kombëtaren kundër Islandës e Turqisë, ndeshje të vlefshme për kualifikueset drejt Euro 2020.

Pavarësisht se problemi fizik në fjalë nuk duket në gradë të rëndë, Mbappé rrezikon të mos luajë e si Tuchel ashtu dhe Deschamps nuk duan të rrezikojnë, për të evituar probleme më të mëdha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *