• |
ide | kryesore

Nga kilet e tepërta tek përdorimi i celularit: ja gjobat e Real Madrid

Sport

Në kampin e Real Madrid nuk janë të tolerueshme vonesat, përdorimi i celularëve e lojtarët duhet ta paguajnë nëse kapen mbipeshë. Deportes Cuatro ka zbuluar gjobat, që shoqëria i bën lojtarët të paguajnë për shkeljet: shkohet nga 250 në 3000 euro. Rregullorja përfshin sanksione për ata që kanë ndonjë kile me tepër, për përdorimin e celularit në zonë të papërshtatshme ose për ata që mbërrijnë me vonesë në stërvitje. Ramos e të tjerët janë të detyruar të paraqiten në stërvitje 45 minuta para fillimit. Ja tarifimi në detaje.

GJOBAT E REAL MADRID


250 euro nëse mbërrin në qendrën stërvitore me 5 minuta vonesë

500 euro nëse mbërrin në qendrën stërvitore me 15 minuta vonesë

1000 euro nëse mbërrin në qendrën stërvitore me më shumë se 15 minuta vonesë

3000 euro nëse mungon në një seancë stërvitore pa asnjë justifikim

250 euro nëse lojtari përdor telefonin tek fizioterapisti

500 euro nëse llojtari përdor celularin gjatë udhëtimit me autobus bashkë me skuadrën

1000 euro nëse lojtari e përdor celularin në dhomat e zhveshjes

250 euro për cdo kg të tepërt

Nga 250 në 1000 euro nëse lojtarët largohen nga kryeqyteti spanjoll pa informuar më parë shoqërinë e nëse nuk rakordohen me klubin inisiativa komerciale e intervista.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu