• |
ide | kryesore

Pas Super Bowl, Shakira bën histori

Paparazzi, Slider



Shakira dhe Jennifer Lopez  do te performojne në Super Bowl 2020. Tanimë, pas përzgjedhjes për të ndezur skenën e eventit të famshëm, Shakina bëri histori sepse është këngëtarja e parë që ka performuar në tre ngjarjet më të mëdha sportive në botë.

1 – Kupa e Botës

Shakira ka performuar tre herë në FIFA World Cup. Në vitin 2006, ajo këndoi “Hips Don’t Lie” në finalen e Kupës së Botës në Berlin.

Në vitin 2010, Shakira këndoi “Waka Waka” në finalen e mbajtur në qytetin më të madh afrikan, Johannesburg.

Në vitin 2014, këngëtarja performoi “La La La” në finalen e mbajtur në Maracanã Stadium, në Rio.

2 – NBA Half-Time show

Në vitin 2010, Shakira performoi edhe në National Basketball Association, një nga katër ligat kryesore sportive në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, e cila gjerësisht konsiderohet si kampionati kryesor i basketbollit për meshkuj në botë.

3 – Super Bowl 2020

Në shkurt të 2020-s, Shakira dhe J.Lo do të performojnë në Super Bowl, ngjarjen më të madhe sportive të futbollit amerikan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *