• |
ide | kryesore

Projekti për Teatrin/ PD padit për korrupsion arkitektin Bjarke Ingels

Kryesore, Lajme



Partia Demokratike ka dërguar për ndjekje penale arkitektin danez, Bjarke Ingels, për përfshirje të paligjshme në projektin e ndërtimit të një godine të re për Teatrin Kombëtar. Sipas selisë blu, ky projekt është korruptiv dhe konsiston në grabitjen e tokës publike për ndërtimin e kullave private.

Në padinë e depozituar nga PD-ja në Prokurori, Ingles akuzohet për tri vepra penale: “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”; “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”; dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Këto akuza mbështeten në historikun e projektit në fjalë, bazuar mbi deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, të Ingels-it dhe akteve zyrtare. Të gjitha këto çojnë sipas selisë blu në konkluzionin se kreu i qeverisë dhe Veliaj kanë bashkëpunuar me arkitektin danez për një projekt të pabazuar në asnjë ligj.

Duke cituar Bjarke Ingels në një intervistë më 14 Mars 2018, bëhet e qartë se projekti ka patur porositës kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa kompoania “Fusha shpk” vetëm sa ka kryer pagesën për një punë të paracakuar nga dy prej njerëzve me më shumë pushtet në vend, kryeministri dhe kryebashkiaku i Tiranës. Projekti është porositur prej tyre që në vitin 2016, shumë kohë përpara se Fusha shpk ta paraqiste si projekt të financuar prej saj.”- shkruhet në padinë e PD-së.

Më tej, PD-ja i referohet një citimi të Ingels-it që më 14 mars të vitit 2018, shprehej se projekti për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar “ishte një ftesë e Kryeministrit dhe e Kryetarit të Bashkisë. Për këtë projekt ne kemi filluar para një viti e gjysmë dhe kemi punuar në mënyrë të vazhdueshme.” Për këtë arsye, sipas PD-së kemi të bëjmë me një “përfitim të parregullt dhe pranimit të një oferte që vjen nga një përfitim i parregullt.”

Në këtë mënyrë, vihet në dukje se “kryerja e një projekti për zhvillimin e pronës publike dhe ndërtimin e një pasurie publike, si Teatri Kombëtar, pa asnjë marrëveshje me autoritetet publike shqiptare dhe pa u njohur me ndonjë procedurë konkrete ligjore për partneritet publik privat, nënkupton se studio arkitekturore ‘BIG-BJARKE INGELS GROUP’ dhe arkitekti i saj z. Bjarke Ingels, kanë konsumuar veprën penale të parashikuar në nenin 164/b ‘Korrupsion pasiv në sektorin privat’, vepër e cila dënohet me burgim nga 6 muaj në 5 vjet.”

Njoftimi i plotë i PD-së: 

Partia Demokratike dërgon për ndjekje penale arkitektin danez Bjarke Ingels për përfshirje të paligjshme në projektin korruptiv të grabitjes së tokës publike tek teatri Kombëtar për ndërtimin atje të kullave private. Akuzat në padinë që Partia Demokratike ka depozituar në prokurori kundër arkitektit danez janë 3: “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”; “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”; dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Padia e Partisë Demokratike kundër arkitektit të projektit korruptiv për Teatrin sjell me detaje historikun e këtij projekti, bazuar mbi deklaratat publike të Edi Ramës, Erion Veliajt, Bjarke Ingels dhe akteve zyrtare, që çojnë në konkluzionin se Edi Rama, bashkë me Erion Veliajn kanë bashkëpunuar me Bjarke Ingels për një projekt të pabazuar në asnjë ligj.

Duke cituar Bjarke Ingels në një intervistë më 14 Mars 2018, bëhet e qartë se projekti ka patur porositës kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa kompoania “Fusha shpk” vetëm sa ka kryer pagesën për një punë të paracakuar nga dy prej njerëzve me më shumë pushtet në vend, kryeministri dhe kryebashkiaku i Tiranës. Projekti është porositur prej tyre që në vitin 2016, shumë kohë përpara se Fusha shpk ta paraqiste si projekt të financuar prej saj.

“Ishte një ftesë e Kryeministrit dhe e Kryetarit të Bashkisë për Teatrin Kombëtar. Për këtë projekt ne kemi filluar para një viti e gjysmë dhe kemi punuar në mënyrë të vazhdueshme.”- citohet të ketë thënë më 14 Mars 2018 Bjarke Ingels.

“Ky fakt provon se jemi përpara marrjes së një përfitimi të parregullt dhe pranimit të një oferte që vjen nga një përfitim i parregullt.”- thuhet në padinë e Partisë Demokratike. Aty vihet në dukje se “kryerja e një projekti për zhvillimin e pronës publike dhe ndërtimin e një pasurie publike, si Teatri Kombëtar, pa asnjë marrëveshje me autoritetet publike shqiptare dhe pa u njohur me ndonjë procedurë konkrete ligjore për partneritet publik privat, nënkupton se studio arkitekturore “BIG-BJARKE INGELS GROUP” dhe arkitekti i saj z. Bjarke Ingels, kanë konsumuar veprën penale të parashikuar në nenin 164/b “Korrupsion pasiv në sektorin privat”, vepër e cila dënohet me burgim nga 6 muaj në 5 vjet.

“Qartësisht shtetasi z. Bjarke Ingels ka qenë në dijeni të faktit se jemi përpara një oferte të parregullt, dhe me dashje ka pranuar realizimin e saj.”- shkruhet në padinë e depozituar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Mes të tjerave, në padi, theksohet fakti se për t’i hapur rrugë projektit të Bjarke Ingels, të porositur nga Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë që në 2016-ën, pa u bazuar në asnjë procedurë ligjore, qeveria ka ndërmarrë disa veprime përpara paraqitjes nga “Fusha shpk” të propozimit të pakërkuar për të ndërtuar një teatër të ri dhe disa kulla përreth, i cili mban datën Shkurt 2018.

Në 12 Prill 2017 qeveria heq Teatrin Kombëtar dhe territorin përreth nga Zona e Qendrës Historike të Tiranës. Në 14 Prill 2017 miratohet Plani i Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Tiranë, në të cilin, ndryshe nga çdo zonë e kryeqytetit ku përcaktohet intensiteti i ndërtimit dhe specifikime të tjera teknike, për zonën e Teatrit Kombëtar, nuk përcaktohet asnjë kufizim për lartësinë e ndërtesave dhe koeficentin e shfrytëzimit të truallit. Në 13 Mars 2018, në shkelje të çdo ligji vendas dhe ndërkombëtar, pa garë, pa procedurë, pa tender, kryeministri Edi Rama shpall fitues projektin e Bjarke Ingels, i porositur prej tij dhe prej Kryetarit të Bashkisë së Tiranës që në 2016-ën, duke paracaktuar edhe ndërtimin e kullave nga Fusha shpk, që ka marrë përsipër pagesën e projektit të Bjarke Ingels.

Për këtë padi, Partia Demokratike ka njoftuar edhe Ministrinë e Drejtësisë së Danimarkës, duke qenë se studio arikitekturore e Bjarke Ingels, “BIG-BJARKE INGELS GROUP”, ka qendrën ne Kopenhagen të Danimarkës.



46 Comments

      1. haha sa qesharake, partia kampion ne korrupsion akuzon nje arkitekt te nje vendi qe as nuk e njeh korrupsionin

          1. zagaret bythpalare te shqupit flasin per korrupsion, ptuj rrace e poshter

  1. Nuk na dalin hajdutet vendas por duhet qe te importojme edhe Big-Bajgen nga Danimarka more? Populli nuk shahet sepse ka gjithmone te drejte edhe vendi nuk shahet sepse eshte ati dhe dheu yne, por keto qe ndodhin ketu, nuk kane ndodhur askund tjeter ne bote!

  2. ky eshte kozmetik, ketij i kane thene hajde mos e rruaj. dhe ata qe ja kane thene jane po te njejtit pidhce te tipit endri fuga qe del e bertet fake news bashke me ramen veliajn xhafen babocin e gjithe rraca e komunistave.

  3. por qe dhe ky kozmetiku nuk duhet leshuar kaq kollaj, ka arkitekt sic ka dhe investitor qe nuk kane pranuar te vine ne punojne ne shqiperi…cfare i bien te jene ata ? parazit ? ju ka qir trute rama te gjithve o socialistaaaaa

  4. kesaj i thone , nuk i bejne dot gje gomarit dhe fillojne dhe i bien samarit.

    Po cpune ka ky arkitekti ne aferat korruptive te Rames dhe Veliajt.
    Atij i eshte kerkuar te beje nje projekt dhe ai e ka bere. Cpune ka ai me token dhe pronesine e saj ?
    Kjo duket tamam si nje aksjon mediatik se me sa shoh une asnej gjykate nuk mund ta denoje kete arkitektin pse ka probleme trualli.

    1. ka dhe te tjere si arkitekt si investitor qe i njohin problemet e shqiperise, nje prej tyre ishte dhe Zaha Hadid……por ky tjetri meqe nuk ka nje stil te percaktuar qe e perfaqeson eshte fiks per axhenden e sorosit dhe rames. po fiks fare ama…..besoj se ditjon karboci nuk ti ka thene keto gjera bashk me lafshen e ajoles kjo kurvatore arti me bote. po hikni mer varikarsa, shfrytezoni intelektualet shqiptar dhe pastaj bertisni fake news. vet i keni bere te gjitha bythqimlleqet, dhe nuk eshte se do justifikojne ecurine o komunista leshi. ky tjetri flet per truall, eshte me e thell se aq eshte po aq e thell sa pidhi ajoles dhe lindes………mbase jo aq shume

      1. dhe perpara zaha hadidit edhe te tjere shume te medhenj qe nuk pranuan te punonin me ramen se e njohin mire planin e socialistit kur eshte duke e shkelur demokracine vet me kembe. ore nuk ka ardhur ne 2013 rama ne pushtet o parazit

  5. ”’ Qartësisht shtetasi z. Bjarke Ingels ka qenë në dijeni të faktit se jemi përpara një oferte të parregullt, dhe me dashje ka pranuar realizimin e saj.”’

    Kjo eshte akuza e PDs. Thjesht show mediatik se nuk ka gjykate qe te denon per kete akuze.

    1. Shume dakort me ju .

      Qe ne fillim ka nje gabim foshnjarak. Ne fillim duhet qe gjykatat tona te shprehen nese kjo afere eshte korruptive apo jo.
      Keta te PDs ne akuzen qe ngrene e marrin fakt te kryer qe kemi affere korruptive pa patur asnje vendim gjykate mbi kete ceshtje.

        1. po PDja a ka filluar nje procedure gjyqesore ndaj ketij arkitekti qe do kaloje nga gjykata ?

          Ju jeni kontradiktor me vehten tuaj .

          1. O mira e kupton qe kjo do sherbej me mire per opoziten sepse po ringjall gjykaten. Ti po thua qe gjykata eshte legjitime tani se spo kuptoje ? Ku jetoke ti moj te keqen ?

  6. ketij mjaft ti thone gjykatesit ik gjej shesh tjeter per pershesh dhe e mbylin me aq. me socialistat moralista dhe vizionar pastaj na bie neve te merremi se evropa po ha kokoshka

  7. Kan perhap alamet mentaliteti rama sorosi dhe merkeli. Perhap tirani dhe patentoje si brandi i shqiptareve.

  8. Normalisht nuk komentoj ne kete portal , por vetem lexoj komentet ( ato qe ja vlejne) .
    Por ne kete lajm qe ka te beje me profesjonin tim te ardhshem nuk mund te rri pa dhene mendimin tim.

    Une mendoj se akuzuesve nuk ju intereson fare fati i akuzes ( qe ka 0 shance te shqyrothet sepse nuk ka veper penale) , por inpakti mediatik i saj.
    Jam dokort me nje komentuese me siper qe thote se akuza bazohet ne nje fakt qe juridikisht nuk eshte vertetuar.
    Pastaj komentuesit e tjere po bejne thjesht propagande.

  9. me komentuesin me siper. me kenaqe me naivietit tend. eshte e vertet cudia ne shqiperi zgjat jo 3 dite por nje paradite. super. me pelqen ky irracionalet. ne te ardhmen do shfaqet pjesa tjeter e monedhes, por do dalesh hipokrit

  10. Hahahahhahahah o PD ta hongsha bythen. Ishalla ju ben ndonje ofert ay danezi ta mbyllni tek ai lokali qe bete babalen. Mos e co ne gjyq he per he…hahahhahahahah mos sa qesha. Niveli intelektual qe deshmon PD ne cdo aksion tregon qe eshte gati per pushtet….. hahhahahahhah

  11. Ja kaluat edhe Enver Hoxhes.
    As ai nuk ka shkuar deri ne akuza te tilla per revizionizmin modern.
    Jeni perbindsha qe nuk njihni kufi.
    Me kete injorance dhe malinjitet qe ka Shqiperia kurre nuk ka per t’u bashkerenduar me boten.
    Lavdi shpellareve me shokun Sali ne krye.

    1. o mjekerpjerdhur sikru telexoje 2 libra me tru dhe jo me bythe edhe mund te kuptoje. sa per malinjitet eshte e verte budallai kerrcenohet nga inteligjenca. per te tjeret ham ham ham kot shkojini mbrapa partise

    2. o mjekerpjerdhur sikur te lexoje 2 libra me tru dhe jo me bythe edhe mund te kuptoje. sa per malinjitet eshte e verte budallai kerrcenohet nga inteligjenca. per te tjeret ham ham ham kot shkojini mbrapa partise

  12. Ja kush jane kta te PD. Lexo komentet e tyne ne kputon se sa budalla jan.
    Pa tru . Komplet magjara.
    Intelekti zerro. Inteligjenca -1. Shkollimi -2.
    Atij bobit prej danimarkes ti rrujn karin se skan ca me i ba hic.

  13. sa teori interesante ka dhe qe duhen vene ne praktike tani por qe nuk kane per ta pare asnjehere driten e djellit me sy. gjynah, le te fiksohen tek trendet e tanishme

  14. Mjafton te lexosh komentet e ketij portali ku nuk mungojne edhe ata qe akoma nuk dine te shkruajne gjuhen shqipe per te diferencuar shtresat e popullsise shqiperise dhe cilen force politike perfaqsojne ata.

  15. Big bajgen thote loqja! Placa une ne vend po dite ti se c’eshte autocadi lere me te tjerat!
    Po ku e e gjen guximin more loqe qe jep mend vend e pa vend?! Tipik injorant!

  16. Specialistet e loqeve te vitrines me ne krye gazin gei ankohen per danezin boteror ne arkitekture,keta shurranjose bejne specialistin e midhjeve,te udhehequr nga salih karaxhic berisha qe shaj e shaj se dicka do ngelet,gaz gei 6 muaj minister punen me te madhe e me tendera kur dhe sot po jeton me mije eurot qe pervetesoje si minister I luluse

  17. Dini gje per qimin,qe ju nxorri nga shtepia dhe talli loqet me ju shurranjose duke futur dhe kete byth grisurin ketu lart,kjo pjese e popullit qe per dashnor kane salihun e ndigjuan qimin dhe o burra ne rruge thua se do I shpetonin termetit,e kuptoni cfare injorance treguat o shpellaret e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *