• |
ide | kryesore

Pronat/ PD: “Venecia” e rrëzoi ligjin, ndan të njëjtin opinion si opozita

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin e Komisionit të Venecias, që “rrëzoi” qeverinë për draftin e hartuar për ligjin e pronave, duke argumentuar se paketës ligjore i mungon jo vetëm qartësia dhe saktësia, por edhe se Këshillit të Ministrave i jepet një hapësirë shumë e gjerë rregulluese.

Në një deklaratë nga selia blu, ish-deputejta Jorida Tabaku u shpreh se “me këtë paragraf Komisioni Venecias përmbledh shumë qartë çdo gjë që ka bërë qeveria për pronën: ka shkelur kushtetutën, ka zaptuar pronën private dhe publike, ka marrë kompetenca që nuk i takojnë, duke ndarë prona private dhe publike me Korporatën e investimeve”.

Tabaku, e cila përfaqësoi demokratët në takimin me ekspertët e Venecias për çështjen e pronave, së bashku me kolegun Oerd Bylykbashi, ripërsëriti zotimin e bërë në emër të PD-së.

Me vetëdijen se gjatë qeverisjes sonë nuk i dhamë zgjidhje çështjes së pronës, Partia Demokratike në qeveri do të pezullojë të gjitha ligjet anti-kushtetuese, që mohojnë të drejtën e pronës si Ligji Investimeve Strategjike, Ligji për Kompensimin e Pronës të vitit 2015, Ligjin e Kadastrës dhe ligjet e tjera në lidhje me pronën.”- tha Tabaku.

Komisioni i Venecias doli në përfundimin se drafti i hartuar nga ligjvënësit shqiptarë cënon të drejtat e pronarëve duke i ftuar ta rishikojnë atë në përputhje me konventat ndërkombëtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *