• |
ide | kryesore

Shkon në 50 numri i nxënësve të helmuar në Postribë të Shkodrës

Lajme, Të fundit



Ka shkuar në 50 numri i nxënësve të helmuar në Postribë të Shkodrës, pasi kanë konsumuar ushqim pranë shkollës. Sipas “News24”, disa nxënës janë rikthyer në spital, për shkak se iu është përkeqësuar gjendja. Fillimisht u raportua për 19 nxënës që u paraqitën me të vjella, temperaturë dhe me marrje mendsh në spital, por duket se situata është përkeqësuar.

Spitali Rajonal Shkodër raporton se janë paraqitur në Urgjencë 26 nxënës nga shkolla e mesme e bashkuar Postribë me të vjella, temperaturë, marrje mendsh.

“Të gjithë nxënësit kanë marrë trajtimin e menjëhershëm mjekësor në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Në total janë paraqitur 26 raste nga ku 16 raste janë trajtuar në repartin infektiv dhe 10 raste janë trajtuar në repartin e pediatrisë. Aktualisht 7 persona po marrin akoma shërbim në spital, 5 persona tek reparti i infektivit dhe 2 në pediatri, pjesa tjetër kanë lënë spitalin” – thuhet në njoftimin e Spitalit të Shkodrës. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Që nga 90 ky mund të jetë rasti i 100 i helmimeve të fëmijëve në veri të Shqipërisë dhe ….duke qenë se rasti i parë i helmimit të nxënësve që kam dëgjuar sa kam qenë gjallë në këtë planet ka qenë ai i studentëve të Prishtinës në 89 ….kjo është punë UDB-je PIKË!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *