• |
ide | kryesore

Spiunazh i nivelit të lartë: Liverpool dhunoi sistemin informatik të City, pagoi 1 milion paund, por FA po heton

Sport



Një spy football i nivelit të lartë, që tejkalon historinë e vëzhguesit të Marcelo Bielsa – tani tek Leeds – dërguar një vit më parë nga tekniku argjentinas për të zbuluar sekretet e Derby County, që në atë kohë drejtohej nga Frank Lampard: Liverpool e Manchester City, janë skuadrat protagoniste të sezoneve të fundit të Premier, por që janë përfshirë në një cështje spiunazhi futbollistik me shumë dhunime, sic duket, të të dhënave informatike. Me dy role të ndryshme: City në pjesën e viktimës e Liverpool në atë të James Bond.

Gjithcka i takon 2013, por vetëm në këtë 21 shtator historia është kthyer e njohur për publikun. Football Association ka nisur një hetim për të kuptuar nëse Liverpool ka paguar një milionë stërlina tek City për ta mbyllur miqësisht cështjen. Në shtator 2013, City rekrutoi ekspertë informatikë për të kuptuar nëse sistemi i tyre scouting ishin thyer. Zbulimi i la të gjithë gojëhapur: një seri informacionesh të rezervuara ishte vizionuar në mënyrë ilegale. Një vit më pas, tre ish- vëzhgues u morën nga Liverpool e dy prej tyre rezultonin mes të dyshuarve. Bëhej fjalë për Dave Falloës – shefi aktual i rekrutimeve të Reds – e Julian Ëard – fillimisht përgjegjës për zonën Spanjë-Portugali, tani drejtues -.

Sipas akuzave, fjalëkalimi i Robert Neëman, vëzhgues i City, është përdorur në mënyrë të paligjshme nga “spiunët” mes gushtit 2012 e shkurtit 2013. City, zbuloi në qershor 2013 se sistemi i tyre informatik ishte dhunuar, ndaj shpejtoi të mbyllte blerjet e Fernandinho e Navas. Liverpool ka paguar një milion stërlina për të mbyllur cështjen, pa dalë në akuza individuale. Klubi refuzoi të komentonte këtë histori kur Times publikòi lajmin në shtatorin e kaluar. Drejtori teknik i Reds, në kohën e ngjarjes, ishte Ian Ayre. Ky është larguar nga Liverpool në 2017, por sipas informatave, nuk ka qenë në dijeni të spiunimit. Damian Collins, përgjegjës i komitetit për kulturën, median e sportin në qeverinë britanike, ka ftuar Premier të zbardhë ngjarjen, duke shpjeguar se Information Commissioner’s Office mund të nisë hetimin mbi këtë cështje. E spiunazhi, nga futbollistik, mund të bëhet një cështje politike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *