• |
ide | kryesore

Tirana i mbyll gojën Flamurtarit: të shtunën Sadedini e Mema luajnë gjithçka

Sport



Një qetësi përpara stuhisë. Kështu mund të konsiderohet vigjilja e sfidës me Tiranën në kampionat, të cilën vlonjatët kanë menduar ta kalojnë me heshtje shtypi. Tek Flamurtari kanë zgjedhur sërish të mos flasin para takimit vendimtar që do të luhet të shtunën, duke e kthyer thuajse në modë këtë mënyrë pune. Skuadra nuk funksionon dhe kjo duket qartë në rezultatet e marra në Superiore, me vetëm një pikë në gjashtë ndeshjet e para.

Drejtuesit e klubit e mbi të gjithë Administratori Sinan Idrizi e kanë patur më të lehtë ta peshojnë fajin për gjendjen e kuqezinjve mbi stafin teknik dhe trajnerin Dritan Sadedini, se të kërkojnë të kurojnë të keqen që po pushton klubin. Ultimatumi është dhënë e kjo me Tiranën, në rast të një rezultati negative do të jetë e fundit për teknikun në pankinën e Flamurtarit. Në këtë pikë, ku pasojat do të bien edhe mbi stafin teknik, është menduar që skuadra të mbahet jashtë tensioneve të kësaj ndeshje, duke aplikuar heshtjen e shtypit.

Ndoshta nuk është një zgjidhje e pranueshme për tifozët dhe ambjentin në Vlorë që mezi presin të mësojnë zhvillimet mbi klubit, duke qenë një situatë që i dhemb të gjithëve, por është ajo që në këtë moment mund ti bëjë më shumë punë skuadrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *