• |
ide | kryesore

VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit të rëndë me 4 të plagosur në Lezhë

Lajme, Të fundit



Lapsi.al ka siguruar pamje nga vendngjarja e aksidentit të ndohur rreth një orë më parë në aksin Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Tales.

Sipas informacionit paraprak të komunikuar nga Policia, një automjet është përplasur me një kamionçinë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, njëri prej të cilëve, shtetasja 18-vjeçare me iniciale D.Gj., është në rrezik për jetën.

Të lënduarit janë transportuar drejt spitalit për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, forcat policore ndodhen në terren për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.

Lezhë / Informacion paraprak

Tek “Kryqëzimi i Tales” ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përplasur mjeti tip kamionçinë me drejtues shtetasin M.Gj. 51 vjeç, banues në Kurbin dhe mjeti tip Audi me drejtues shtetasin L.Ç. 48 vjeç, banues në Shkoder.

Për pasojë është lënduar shtetasja D.Gj. 18 vjeçe , banuese në Rrubik e cila ishte këmbësore në vendin e aksidentit dhe është dërguar në spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar, si dhe shtetasit B.M. 30 vjeç dhe F.Z. 50 vjeç, banuesë në Shkoder, pasagjerë në mjetin Audi të cilët kanë marrë mjekim në Spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas janë larguar.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *