• |
ide | kryesore

9 kushtet e Gjermanisë/ Basha: Dështim që mban vulën e Ramës

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka konsideruar 9 kushtet e vënë nga Bundestagu gjerman në këmbim të dhënies së pëlqimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian si një dështimi që mban vulën e kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë dhënë për emisionin “Kjo Javë”, Basha është shprehur se dy kushtet shtesë: arrestimi dhe procedimi penal I personave që janë përfshirë në shitblerjen e votiva, si edhe gjykimi i legjitimitetit të 30 qershorit, tregojnë qartë se “Shqipëria po mbahet në vendnumëro, në fakt, po ecën mbrapa për shkak të Edi Ramës”.

Janë kushte që i janë vendosur Edi Ramës dhe qeverisjes së tij. Në këtë kuptim nuk është një lajm i mirë, por mund të ishte një lajm shumë më I keq. Ka qenë, pikërisht, për falë të përpjekjes sonë dhe qendrimit tonë të qartë që haoja e negociatave dhe çdo gjë që do të ndihmojë hapjen e negociatave, ndihmon edhe zgjidhjen e krizës së rëndë politike, që ka sjellë sadopak edhe këtë përqasje të Bundestagut, ku, qartësisht dhe në ndryshim nga Maqedonia, Shqipërisë i vendosen 9 kushte për t’u plotësuar, të cilat duhet të vlerësohen përpara s evendit t’I hapen negociatat.”- ka thënë Basha.

I pyetur për angazhimin e tij personal dhe në emër të Partisë Demokratike në drejtim të hapjes së negociatave, kryedemokrati tha se opozita e bashkuar joparlamentare ka propozuar në këtë kuadër një paketë masash për nxjerrjen e vendit nga kriza. “Opozita nuk ka pritur dhe nuk është thjesht në pozitat e të treguarit me gisht përgjegjësit që qartësisht është një- Edi Rama dhe qeveria e tij, por ka propozuar një plan masash për nxjerrjen e vendit nga kriza, duke përfshirë propozim për reformën zgjedhore, që është një nga kushtet kryesore, si nga raporti i OSBE/ODIHR-it, ashtu edhe nga 9 kërkesat e Bundestagut dhe nga dokumenti i vitit të kaluar i Këshillit Europian.”- tha ndër të tjera kreu i PD-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *