• |
ide | kryesore

Barcellona, sherr i furishëm Kluivert-Valdes: “Skuadrën e bëj unë”

Sport



Barcellona nuk bind pavarësisht fitores kundër Inter në ndeshjen e fundit të Champions League. E nuk bindin as të rinjtë blaugrana, që në ndeshjen e fundit të Youth League, kundër zikaltërve janë mundur 3-0. Nën akuzë trajneri i tyre, ish-portieri i katalanasve Victor Valdes, mbi të gjitha nga ana e Patrick Kluivert, drejtues i klubit. Mbikqyrësi i të rinjve e ka thirrur në raport teknikun për ti kërkuar shpjegime në lidhje me përfaqësimet e fundit.

Një proces që, sipas asaj që bën të ditur Marca, ka prfunduar me një sherr të furishëm mes Valdes e Kluivert. Në qendër të diskutimeve moduli 4-4-2 i përdorur nga trajneri blaugrana. Shoqëria insiston të shohë në fushë vetëm modulin 4-3-3, por tekniku nuk është dakord: “Skuadrën e bëj unë”.

Victor Valdes nuk do të jetë në pankinë në ndeshjen e ardhshme të të rinjve të Barça, shenjë se rezultatet zhgënjyese dhe sherri me Kluivert kanë lënë shenjë. Në ajër është divorci mes palëve, por pritet ndërkohë vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *