• |
ide | kryesore

Ezkekutimi në Mirditë/ Denoncimi: Policia po manipulon provat

Lajme, Të fundit



Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka publikuar një mesazh me disa detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e 34-vjeçarit, Eri Zefi në Mirditë.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Berisha shkruan bazuar në informacionin e “qytetarit digjital” se familjarët akuzojnë Policinë për manipulimin e provave të krimit.

Sipas mesazhit të dërguar në adresë të ish-kryeministrit, organet vendore kanë gjetur në terren tre predha dhe një gëzhojë, që nuk i kanë deklaruar, me qëllim fshehjen e provave në favor të autorëve.

Statusi i Sali Berishës

Familjaret e viktimes ne Zall Xhuxhe te Mirdites, Anton Zefi akuzojne narkopolicine per manipulim provash! sb

Pershendetje Sali Berisha jemi familjart e viktimes e vrasjes ndodhur ne zall gjugj te Mirdit para 3 ditsh te anton zefit. Kemi ardh ne vend ngjarje per homazhe kemi gjetur prova qe ekspertiza nuk e ka ba punen e duhur. Jan gjetur 3 predha edhe 1 gezhoje pistolete ne dyshojm qe organte vendore po kerkojn te manipolojn provat ne favor te autorve ne kerkojm ndimen tente me rrespekt nga familja te lutem jep maksimumin tand. Te lutem anonim adresen.

Ngjarja

34 vjeçari u gjet i vdekur në një kanal në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës. Pista e parë që prin hetimet është ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i viktimës, Ndue Zefi, ka vrarë mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, fqinjin e tij, Martin Ndrecën, pasi ky i fundit i kishte ofenduar familjarët.

Autorët dyshohet të kenë qenë dy, ndërkohë burime nga Policia bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *