• |
ide | kryesore

Zjarr në një fermë në Maliq, flakët rrezikojnë disa banesa (FOTO)

Lajme, Të fundit



Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme një fermë në Maliq të Korcës.

Sipas dëshmive të burimeve nga vendngjarja, zjarri ka djegur bazën ushqimore dhe prej flakëve janë rrezikuar edhe disa banesa në afërsi të fermës. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Mësohet se flakët e zjarrit kanë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në terren për të vënë nën kontroll flakët.

Ndërsa, kanë nisur edhe hetimet për të zbuluarr nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm. ©Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *