• |
ide | kryesore

Opinioni i “Venecias”/ Basha: Vendimi i Metës për t’u vlerësuar nga historia

Lajme, Të fundit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar raportin paraprak të Komisionit të Venecias lidhur me kushtetueshmërinë e vendimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për anulimin dhe shtyrjen e zgjedhjeve vendore.

Në emisionin “Kjo Javë”, Basha është shprehur se ndonëse nuk “mund të biem dakord me shumë prej pikëpamjeve të presidentit për sa i përket ngjarjeve dhe si janë zhvilluar këto ngjarje”, duhet pohuar se vendimi i tij për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e lokaleve, u motivua nga shqetësimi për zgjidhjen e krizës politike.

 “30 qershori është një proces i rënë moralisht, politikisht, është i rënë nga ana kushtetuese. Ndërsa sa i përket rolit të presidentit, shqetësimi i presidentit prej fillimit ka qenë zgjidhja e krizës. Natyrisht, ne nuk mund të biem dakord me shumë prej pikëpamjeve të presidentit për sa i përket ngjarjeve dhe si janë zhvilluar këto ngjarje. Por nuk mund të mohoj për asnjë çast se shqetësimi i tij kryesor të shmangte atë që po projektonte Edi Rama dhe bandat e interesuara në gjendje politike konflikti që ishte konflikti civil me pasoja të rënda për vendin. Dhe këtu besoj se jo vetëm opozita dhe qytetarët, por edhe historia do ta vlerësojë vendimin e presidentit për të shmangur këto skenarë potencialisht gjakderdhje dhe vëllavrasje me njerëz që ishin të gatshëm që për hir të pushtetit të çonin në konfrontim me pasojë humbjen e jetës së dhjetëra, qindra qytetarëve.”- tha Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu