• |
ide | kryesore

Portieri u vetëhodh nga kati i gjashtë, reagon klubi i Partizanit

Lajme, Të fundit



Fill pas raportimit të ngjarjes së rëndë të orëve të fundit në Tiranë, ku Aldo Teqja, 24 vjeç, me profesion futbollist i ekipit të Partizanit, raportohet të jetë vetëhedhur nga ballkoni i banesës së tij, ka ardhur edhe reagimi i klubit të “djajve të kuq”.

Nëpërmjet një njoftimi të postuar në llogarinë zyrtare të klubit, shkruhejt Teqja ka pësuar një aksident, në dallim nga komunikata e përcjellë nga Policia, sipas të cilës lojtari është vetëhedhur në kushte të rënda psikologjike.

Partizani njofton tifozët se Teqja është shtruar në spitalin e Traumës, ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

Klubi njofton se pjestari i ekipit Aldo Teqja siç edhe është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani – Teuta. Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranës nën mbikqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jasht rrezikut për jetën. Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e Lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *