• |
ide | kryesore

Qeveria vs. prokurorit Ndoja, zbardhet dosja e ish-kreut të Kadastrës së Durrësit

Lajme, Të fundit



Është zbardhur dosja e hetimeve ndaj ish-kreut të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, e marrë nën shqyrtim nga prokurori Arjan Ndoj, i vënë së fundmi në shenjestër të sulmeve të dy prej përfaqësuesve më të lartë të mazhorancës, kreut të qeverisë Edi Rama dhe zv.kryeministrit Erion Braçe.

Në dosje shkruhet se Pula rezulton të ketë shmangur me dashje direkte një procedurë ligjore në lidhje me regjistrimin fillestar të një numri të konsiderueshëm pasurish në favor të subjektit “Lura shpk “në zonën e Gjirit të Lalzit. “Këto pasuri rridhnin nga kontrata sipërmarrjeje me pronarët e truallit, por nuk ishin shënuar në regjistrat e lartpërmendur kufizimet e sipërfaqeve takuese të pronarëve të truallit” – duke përbërë kështu një shkelje, të cilës i referohet prokurori Ndoja, në përputhje me nenet në fuqi për ligjin e Kadastrës.

Më tej, theksohet se nga sekuestrimi i volumeve, rezulton se të gjitha shënimet e bëra për regjistrimin fillestar të këtyre pasurive, nuk janë të nënshkruara nga specialisti jurist që ka përpiluar praktikën, shtetasja, Luljeta Kolaj. Për më tepër, është konstatuar se në shumë faqe nuk rezulton  i shënuar fare emri i juristit që ka bërë përpunimin e praktiktës.

Gjithashtu, prokurori Ndoja vëren se edhe nga ana e drejtorit të institucionit, Pulës, nuk është bërë nënshkrimi i regjistrit dhe as vulojsa e regjistrit, ndonëse kanë kaluar dy muaj nga momenti i pajisjes me certifikatë dhe nga realizimi i regjistrit fillestar të pasurive në emër të shoqërisë Ndërtuese “Lura SHPK”. “As në kartelat e pasurive për të cilat është nënshkruar certifikata e pronësisë dhe as në vetë librat e mësipër, ku bëhet regjistri fillestar nuk ka shënuar kufizime të kontratave të pasurisë me pronarët e truallit kusht ky i kërkuar shprehimisht në ligjin për Kadastrën në nenin 51 të tij”- shkruhet në dosjen e prokurorisë.

Në këto kushte, Ndoja konstaton se është kryer shkelje e rregullores së Kadastrës, “pasi (Pula) as nuk ka verifikuar fizikisht volumin e regjisrtimit të pasurive dhe as nuk ka nënshkruar atë si dhe nuk është kaluar në protokoll për tu vulosur dhe as nuk ka parë fizikisht kartelën e pasurive, pasi nëse ato për shkak të pamundësisë objektive të paraqirtjes së volumeve do t’i kishin paraqitur atij përpara se të nënshkruante certifikatat, ai do të vërente se në kartela nuk kishte kufizime për të gjitha pasuritë ashtu siç e kërkon ligji, pasi mungonin kontratat e sipërmarrjes me njësi të individualizuara me vullnet përpara noterit nga të dy palët e kontratës, por vetëm me një kërkesë për kufizim, e njëanshme e subjektit ndërtues Lura SHPK”.

Mbi bazën e këtij arsyetimi, prokurori Ajan Ndoja ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës ndaj kreut të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula, duke kërkuar ndaj tij marrjen e masës “arrest me burg”.

Ndoja u akuzua dy ditë parë nga kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili e shigjetoi nga foltorja e Kuvendit për lidhje me krimin e organizuar, po duke mos përmendur emër të përveçëm. Deklarata e fortë e Ramës u përforcua ditën e djeshme nga zv.kryeministri Erion Braçe, i cili përsëriti akuzën, duke iu referuar arrestimit të Liridon Pulës, drejtorit të Kadastrës së qytetit bregdetar.

Sipas këtyre dy eskponentëve më të rëndësishëm të qeverisë, Ndoja punon për një organizatë kriminale dhe i bën presion edhe administratës shtetërore. “Sa kohë kam që e them, këto kanë vënë pasuri marramendëse. Me çfarë i bërë zotrote, faturat e bixhozit në Monte Karlo. Nuk është pushim nga puna vetting por do të hetohet. Sot është prokuror dhe punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nënpunëzve të shtetit. Nuk arreston qeveria, arreston drejtësia dhe procesi i një drejtësie që arretson është ky që po bëjmë“, tha Rama.

Ndërsa dje, pas seancës së ditës së sotme, ku Gjykata e Durrësit la me masë sigurie “arrest me burg” ish-drejtorin Pula, Braçe reagoi duke risjellë akuzën e Ramës pasi u shpreh se subjekti i gjykimit (Pula) është nën presionin e një prokurori që punon për grupet kriminale.

Pa më të voglin diskutim që ky është akti i fundit i shantazhit që ka nisur prej një muaji. Presion dhe shantazh kriminal, që është bërë për pallate monstruoze që duhet të legalizohen në këtë qytet…Dyshoj shumë, që akuza jo vetëm është e paprovuar por ka edhe lajthitje ligjore. I kërkon një nënpunësi të Kadastrës të sillet si një drejtues i një institucioni tjetër. Unë s’jam jurist, po duhet provuar se vepra është kryer me dashje, dhe vepra ka sjellë dëme…A e kuptoni në çfarë shkelje ka bërë ky prokuror? Kushtetuta dhe ligji parashtron që prokurori provon akuzat. Nuk e di për kë e ka patur fjalën Rama, unë jam Erion Braçe. Ka një muaj që i bëhet presion drejtorëve të Kadastrës.”- tha Braçe për mediat.  ©Lapsi.al

 

 



3 Comments

  1. O lapsi degjo qeverin se ka te drejt. Te pakten ne kete rast…….. ka te drejt. Imagjino dhe eshte shprehur me rezerva. Politika eshte gje tjeter pastaj, me kupton. Je kthyer portal jo i dobishem. Mos e lini veten tju japi mend dhe nje katunar….. me kupton. Lapsi. Politika ca gjera duhet ti thote se eshte e detyruar po jo ti ….. se je portal i pavarur me kupton…. duhet te jesh pak trim te e verteta, pak komunist, e kupton

  2. Lapsi sjell ate qe ndoj ka akuzuar,brenda rreshtave shikon qe ky pula nuk ka firmosur ne shume raste,ky eshte dhe thelbi qe nuk ka firmosur per ata qe ky prokuror paguhet nga para te krimit,qe duan firmen,ose te fusim brenda,per kete ky do shkoje ne pidh te semes

  3. Po certifikatat si I ka firmosur , ky burgun e ka pak se mesa duket specialistat duke qene se eshte shperdprim nuk ja kane firmosur, po keta drejtorat e zgjuar I bejne vete te gjitha pa pyetur njeri. Po pyesni me mire per ke i ka bere keto shperdorime drejtori per keta qe po e mbrojne sot keta plehrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *