• |
ide | kryesore

Rënia nga kati i gjashtë, portieri i Partizanit kalon rrezikun për jetën

Lajme, Të fundit

Aldo Teqja, portieri i ekipit të Partizanit, për të cilin u raportua se ishte vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës së tij në rrugën “Medar Shtylla” në Tiranë, e ka kaluar rrezikun për jetën.

Teqja gjendet në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve, që informojnë se 24-vjeçari për fat të mirë nuk ka thyerje në shtyllën kurrizore.

Mësohet se Teqja është përplasur me një tendë gjatë rënies, duke pësuar shembje. Mjekët po shqyrtojnë mundësinë e hemorragjive të brendshme, si edhe të problemeve në shtyllën kurrizore, që mund të shfaqen më vonë tek lojtari.

 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu