• |
ide | kryesore

Superiore/ Partizanit kalendari i sjell kryesuesit: tre trajnerë në fije të perit

F1, Sport



Superliga i rikthehet fushave pas zhurmës së madhe që pasoi derbin e kryeqyetetit. Partizani në fakt nuk ka kohë, por duhet të mendojë për një tjetër skuadër kryesuese, Teutën. Të kuqtë e Lerdës ndoshta karikohen më shumë nga statusi i kundërshtarit, por pa tifozët e tyre, duhet të nxjerrin më të mirën për ta kaluar durrësakët, që vijnë nga fitorja kundër Kukësit: edhe kaq mjafton për tiu trembur formacionit të Shkëmbit.

Tirana, pas dy humbjeve radhazi, duhet të ngrihet në këmbë dhe ka shansin më të mirë ta bëjë përballë vendit të fundit të renditjes. Flamurtari në fakt është në vështirësi totale, por ultimatum i dhënë nga Idrizi për teknikun e stafin teknik mund të bëjë diferencën. Kështu, për Memën, por edhe për Sadedinin është ndeshja për të mos u humbur, në të kundërt pankinat nuk zgjasin më. Nuk vlen kjo për Ilir Dajën, që me Skënderbeun e tij duhet të marrë fitoren përballë Luftëtarit. Gjirokastritët vijnë nga dy ndeshje pa humbje, por në Korcë do ta kenë shumë të vështirë, kundër bardhekuqve, që shtëpi tjetërsohen.

Ultimatum i padeklaruar, por i ditur edhe për Sulejman Starovën tek Laci. Gjashtë pikë në 6 ndeshje nuk janë ato që mendonin bardhezinjtë, ndaj dhe ndeshja kundër Bylis është vendimtare. Forma e kundërshtarit është e jashtzakonshme, ballshiotët vijnë si kryesues, por në Lac nuk është lehtë të merret pikë.

Edhe për Duron e Kukësin nuk lejohen gabimet, kur përballë të jenë kuqeblutë e Vllaznisë. Humbja me Teutën e ka bërë formacionin e bluve të jetë në kërkim emergjent të fitores, për ti shtuar presionin rivalëve për titull, ndërkohë që duhet të përballet me mbrojtjen më të fortë të Superligës, me vetëm dy gol të pësuar në gjashtë ndeshje…

NDESHJET JAVA E 7-të

05/10/19
Skënderbeu 17 : 00 Luftëtari
Flamurtari 17 : 00 Tirana
Partizani 17 : 00 Teuta

06/10/19
Laçi 14 : 00 Bylis
Kukësi 17 : 00 Vllaznia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *