• |
ide | kryesore

Tare i befason të gjithë: Milinkovic-Savic ka rinovuar në fshehtësi

Sport



Ishin njerëzit e kopertinës në Europë: hyrja e tyre në fushë i lejoi Lazio të përmbyste rezultatin me Rennes, si për të treguar edhe njëherë se skuadra e Inzaghi është e lidhur me lojtarët e saj më të mirë, larg cdo hipoteze për turn over. Ky ishte vetëm konfirmimi, sepse Igli Tare e ka kuptuar gjithnjë rëndësinë e Milinkovic Savic, apo edhe Luis Albertos e jo më kot lëvizi me shpejtësi.

Mesfushori serb mbetet objekti i dëshirave të shumë klubeve, që janë frenuar nga kërkesa e lartë e presidentit Lotito, që nuk lëviz nga kuota 100 milionë. Ndërkohë, Milinkovic Savic, në harkun e dy viteve e gjysëm, ka firmosur në fshehtësi të madhe rinovimin e tretë të kontratës. Nuk ka asnjë përmirësim të pagës, mbetet tre milionë plùs bonus, por ndryshon data e skadencës: nga 2023 në 2024.

Lëvizje taktike e Tares, që merr më tepër kohë për të bërë maksimumin e plusvalencës në rast të një transferimi të mundshëm, por edhe besueshmërinë që ka lojtari kunddrejt klubit dhe drejtuesve. Drejt rinovimit është edhe Luis Alberto, më pak i paguari i të mëdhenjve bardhekaltër. Kontrata aktuale skadon në 2022 me një pagë prej 1,8 milionë euro plùs bonus. Një trataivë që zgjat prej mujash mes drejtuesve të Lazi e lojtarit, që ndërkohë kthehet të veshë fanëllën e kombëtares spanjolle.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *