• |
ide | kryesore

Tottenham për Guinnes, 10 gola të pësuar në katër ditë. Pochettino: “I kërkoj ndjesë tifozëve”

Sport



Nuk e kishte imagjinuar kurrë Tottenham që, nga finalja e Champions League në sezonin e kaluar, do të numëronte një bilanc të tillë pasiv golash në startin e sezonit të ri. Dhjetë gola të pësuar nga Spurs në vetëm katër ditë, mes kampionatit e Champions, janë për rekord Guinnes negativ që skuadra e Pochettino ka fiksuar pas përballjeve me Bayern Munchen dhe Brighton & Hove Albion. Bavarezët i shkatërruan me një 2-7 në Londër, që pasoja i pati edhe të shtunën në transfertën me Brighton, nga ku dolën të mundur 3-0.

“Dëmtimi i Lloris kondicionoi ndeshjen. Nuk mund ti heqim meritat Brighton, por sigurisht e gjitha kjo pati një impakt të madh”. Kështu Mauricio Pochettino ka shpjeguar humbjen e dytë radhazi të formacionit të tij. “Provuam të gjenim zgjidhje të tjera në pjesën e dytë, por nuk patëm fat dhe me 3-0 ndeshja ishte e mbyllur dhe shihej. Dua ti kërkoj ndjesë tifozëve dhe ti falenderoj për sforcot e tyre. Për Hugon duhet të presim, por nuk besoj se situata është e mirë. E pamë të gjithë nga fusha – pranon tekniku argjentinas – në momentin e rrëzimit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *