• |
ide | kryesore

Zhurmë dhe imoralitet/ Ministria e Mjedisit linceson tallava dhe Strip Club-et poshtë pallateve

Lajme, Të fundit



Nëse jeton në Tiranë detyrohesh të bashkëjetosh me zhurmat e tmerrshme të strip klubeve. Vendet e argëtimit për meshkujt gjendjen në çdo cep të kryeqytetit, zonat më të preferuara janë ato të mbipopulluara. Për të hapur një biznes të tillë argëtues për gjininë mashkullore duhet të pajisesh me leje mjedisore të Tipit C nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit.

Kërcimi i balerinave erotike zakonisht bëhet në bodrumet e pallateve, biznese të tillë pothuajse nuk ekzistojnë në periferi në Tiranës, aty ku nuk mund të shqetësojnë askënd.

Ndërsa një grup i vogël individësh argëtohen, për banorët e zonës një jetës e tillë është kthyer në makth.

“Është tmerr të jetosh në një vend të tillë. Vuajmë shumë, është zhurmë e tmerrshme” , tha një qytetar.

“Nuk do doja kurrë që poshtë pallatit tim të kishte biznese të tillë, nuk është e moralshme.”

“Vajza imë është vetëm 17 vjeçe, nuk do më vinte mirë që të jetonte në një ambient të tillë. Biznese të tilla bëjnë mirë të ngrihen jashtë qytetit dhe të kontrollohen nga shteti”, tha një tjetër.

Shumë biznese nuk kanë të shënuar logon e stripit, ato kamuflohen si barë që ofrojnë muzikën live të këngëtarëve të muzikës së tallavasë, por në vende të tilla ka kërcimtare nate./TCH



8 Comments

  1. Me salihun nuk fliste njeri,se I shkonte florenc hoxha,sali luzha qe te vinin te kercenonin me revole te koka,tani populli flet

    1. me “rilindasin” e ores 23:51 me te qi robt e shpis se ke problem. te qifsha Ramen Taon Bracen etj etj ……..

  2. Ministria e Mjedisit eshte kthyer ne biznes privat. Lejon keto aktivitete se marrin rryshfete apo lejon te mbyse nje lagje, fabrika e tullave ne Tirane e cila punon me qymyr guri ne Laprak vetem 300 metra nga Spitali Amerikan. Turp e kancer ju bofshin ato leke

  3. Ajo e fabrikes se Tullave ne Laprak Edilcentro prone e nje italiani mafioz eshte nje skandal. Brenda ne kryeqytet punon me qymyr. Te ishte ne Itali do ta kishin mbyllur 10 vjet me pare por ketu kush paguan nen dore punon me helme kurse fshatarit te thjeshte ne rruge ja marrin preshin e qepen.

  4. Qe me ardhjen e rilindasve ka shperthy prostitucioni i kamufluar gjitheandej nen preteksin e striptiz bar. Edhe te blv zogu I ngjitur me hyrjen e nje pallati eshte nje i tille, a thua ti se e ka kerkuar komuniteti apo banoret. Vetem ne shqiperine e rilindasve ndodhin keto gjera. Degjenerim total, ti hyn me femijen ne shpi e ndeshezh me reklamen gjigande te prostitutave qe shndrin zonen edhe diten nga ngjyrat e ndezura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *