• |
ide | kryesore

‘Dashuri me ngjyra’, 10 filmat më të vlerësuar për LGBT (FOTO)

F1, Paparazzi, Slider, Stil

‘Dashuri me ngjyra’, si dhe ylberi simbol për LGBT, kjo është një listë e 10 filmave më të vlerësuar për këtë kategori:

‘Blue is the Warmest Colour’

(Bluja është ngjyra më e ngrohtë), historia e dashurisë mes dy vajzave të reja franceze, ka triumfuar në Festivalin e filmit në Kanë duke marrë “Palmën e Artë”. Filmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, dhe është vlerësuar maksimalisht interpretimi i shkëlqyer i aktoreve, Adele Exarchopoulos dhe Lea Seydoux. Vlerësimet kanë qenë të shumta për këtë film, duke e kthyer në një nga filmat më të mire të shekullit të fundit.

Një romancë ‘shumëngjyrëshe’  që tregon eksperiencën dhe dashurinë e parë të një vajze të re (Adele), e  cila përfshihet në një marrëdhënie me një studente arti (Emma).

 

Milk

Milk është një film biografi i vitit 2008, bazuar në jetën e aktivistit për të drejtat e homoseksualëve dhe politikanit Harvey Milk, i cili ishte personi i parë homoseksual që u zgjodh në zyrën publike në Kaliforni, si anëtar i bordit të mbikëqyrësve të San Francisko.

Sean Peen fitoi cmimin ‘Oscar’ për portretizimin e Harvey Milk.

 

Fantastic woman

Filmi që rrëmbeu cmimin ‘Oscar’ për filmin më të mirë të huaj në vitin 2017, tregon historinë e një gruaje transgjinore.

Marina, që punon si kamariere dhe këngëtare në një klub nate, vuan vetminë dhe sulmet nga njerëzit pas vdekjes të së dashurit të saj.

 

Moonlight

‘Oscar-in’ për filmin më të mirë të vitit 2016 e fitoi “Moonlight”, pasi çmimi fillimisht iu dha gabimisht filmit “La La Land”. Kjo ishte hera e parë qe ‘Oscars’ gaboi filmin fitues.

Moonlight tregon një histori dashurie midis 2 djemve. Filmi është vlerësuar shumë nga kritika, dhe është duartrokitur pamasë dhe performanca e aktorit Marheshala Ali, i cili fitoi cmimin ‘Oscar ‘si aktori më i mirë në rolin dytësor.

Carol

Filmi është vënë në shënjestër të kritikës që kur u shfaq për herë të parë në festivalin e Kanës në maj.

Cate Blanchet ishte menjëherë e interesuar për këtë projekt. “Më pëlqeu shumë skenari, sapo e lexova. Më pëlqen shumë të shkruarit e Patricia Highsmithit, kështu që nuk kishte dyshim që do ta përqafoja menjëherë. Por e dija që ishte një film delikat… në një territor me të vërtetë të veçantë. Por kur Todd pranoi të jetë regjisori atëherë u bë me të vërtetë një film dhe mendova që do të ishte vërtetë ngazëllyese”.

Në film, Carol dhe Therese tërhiqen në mënyrë të parezisteshme nga njëra-tjetra, por të dyja gratë duhet që ta fshehin epshin.

 

Brokeback Mountain

Brokeback Mountain është një film dramë romantike e vitit 2005, i drejtuar nga Ang Lee dhe producent Diana Ossana dhe James Schamus.

Filmi tregon historinë e një marrëdhënie të ndaluar dhe të fshehtë midis dy kaubojve ndër vite. Me 3 cmime ‘Oscar’ të fituara, dhe në role kryesore Heath Ledger dhe Jake Gyllenhaal, Brokeback Mountain është një ndër filmat më të mirë të realizuar në kategorinë LGBT.

 

The favourite

Me 3 aktore fituese të cmimit ‘Oscar’ tashmë,’The favourite’ mbetet një nga filmat më të preferuar të vitit 2019. Regjisori grek Yorgos Lanthimos sjell historinë e shekullit të 18-të të Anglisë, per mbretëreshën e brishtë, Anë, e cila zë fronin dhe shoqja e saj e ngushtë, Sarah, qeveris vendin në vend të saj. Kur arrin një shërbëtore e re, Abigail, do të jetë në konkurrencë për të fituar vëmendjen e mbretëreshës.

The Danish girl

Filmi “The Danish Girl” i cili u nominua 4 herë në kategori të ndryshme nga Akademia e 88-të e Filmit Oscar, flet për artistin danez Einar Wegener,që ndërroi gjininë e u bë Lili Elbe në mes viteve 1920 dhe 1930 – një kohë kjo, kur as nuk kishte një term për transgjinorët dhe operacionet bëheshin pa penicilinë e pa anestezi.

Regjisori Hooper thotë se përvoja e tij në studimin e historisë dhe në realizimin e filmit, ia ka ndërruar mënyrën se si mendon për personat që vendosin të ndërrojnë gjininë. Aktori Redmayne, fitues i çmimit Oscar për interpretimin e tij në filmin “The Theorie of Everything”, ka thënë se historitë e transvestitëve që ai ka dëgjuar, ishin të mrekullueshme. Ky film i dha çmimin ‘Oscar ‘që në nominimin e parë, aktores Alicia Vikander.

Frida

Një film për një grua të paharrueshme, rebelimi i saj, dëshira dhe energjia e Frides. Frida ishte 20 vjeç kur u martua me Diego Rivera, artisti më i famshëm i Meksikës. ‘Frida’ zbulon historinë jo vetëm të një artisteje, por edhe të një gruaje për të cilën erdhi dashuria para të gjithëve.

Pas realizimit të këtij filmi, aktorja Salma Hayek akuzoi producentin Harvey Weinstein se i kishte bërë presion për të realizuar skenat intime me një femër. Ai u shfajësua duke thënë se Frida ishte biseksuale në jetën e saj, dhe donte ta shfaqte këtë anë të saj në ekran.

Call me by your name

Në vitet 1980 në Itali, një romancë lulëzon midis një studenti dhe asistentit të punësuar  për babain e tij. Një film me në role kryesore Armiee Hammer,dhe Timothee Chalamet, është pritur mjaft mire në kinema. Filmi është vlerësuar shumë dhe për muzikën.

  Përgatiti: Enxhi Cuku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu