• |
ide | kryesore

DETAJE/ Përse u hodh nga kati i 6-të portieri i Partizanit

Lajme, Të fundit



Një ngjarje shokuese ka ndodhur mbrëmë ku ish-portieri i Kukësit, Skënderbeut dhe së fundmi i Partizanit, Aldo Teqja, është hedhur nga kati i 6-të i pallatit ku ai banonte. Policia e Tiranës njoftoi që në fillim që dyshohej që ai të ishte vetëhedhur dhe se nuk bëhej fjalë për një rënie aksidentale.

“Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç,i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjekësore” – thuhej në njoftimin e policisë.

Partizani në deklaratë që postoi në Facebook në lidhje me ngjarjen nuk e mohoi në asnjë moment këtë lajm që qarkullonte. TCH që citon burime të tij shkruan Teqja në momentin e hedhjes kishte në duar bizhuteri të arta që dyshohet që të jenë të fejuarës së tij. Ishin konfliktet me të që dyshohet të jenë edhe arsyeja që shtyu 24-vjeçarin drejt këtij veprimi.

Ndërsa Panorama shkruan se Teqja ka qenë në një automjet së bashku me partneren dhe kur kanë mbërritur në afërsi të kompleksit, ai ka dalë i pari nga makina. Portieri ka pasur një debat me partneren dhe pasi ka dalë nga makina, ka vendosur të ngjitet i vetëm në apartamentin që ndodhej në katin e 6-të të pallatit.

Partnerja ka qenë ende duke parkuar automjetin dhe nuk ka shkuar me të drejt banesës. Ajo ka qenë dëshmitarja e parë poshtë pallatit kur lojtari është hedhur nga kati i gjashtë. Lojtarit mësohet se i kanë shpëtuar jetën disa tenda të pallatit dhe një pemë që kanë shërbyer si pengesa dhe kanë evituar pasojat fatale pas hedhjes. Aktualisht ai është jashtë rrezikut për jetën, por me dëmtime në mushkëri. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *