• |
ide | kryesore

James Franco akuzohet nga studentet për ngacmim seksual

Paparazzi, Slider



James Franco akuzohet nga dy ish-studentet e tij për ngacmim seksual. Sarah Tither Kaplan dhe Toni Gaal pretendojnë se Franco u ka kërkuar favore seksuale në këmbim të punësimit të tyre nëpër studio prestigjioze filmash.
Vajzat pretendojnë gjithashtu se Franco i ka angazhuar në skena erotike, të cilat s’kishin përse t’i bënin. Kundër tij është ngritur një padi 33 faqesh, ku shkruhet ndër të tjera se studentet të cilat kryenin marrëdhënie seksuale me aktorin shkolloheshin falas. Aktori e ka mohuar akuzën në mënyrë kategorike, duke thënë se ai nuk ka nevojë për të bërë gjëra të tilla pasi femrat i vijnë vetë. Ndërsa për skenat erotike gjatë xhirimeve filmike, Franco është shprehur se një film duhet të përmbajë gjithçka dhe se aktoret duhet të jenë të gatshme dhe të hapura për të bërë çdo gjë përpara kamerave.
Risjellim në vëmendje se përpara 5 vitesh, James Franco hapi “Studio 4” në New York dhe Los Angeles. Shkolla e filmit u mbyll në vitin 2017, pas ankesave të shumta për ngacmime seksuale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *