• |
ide | kryesore

Kosova voton/ Incident në Mitrovicë, goditet vëllai i kreut të LDK-së

Lajme, Të fundit



Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se është sulmuar vëllai i kryetarit të degës së kësaj partie në Mitrovicë nga një aktivist i PDK-së në Mitrovicë. LDK shkruan se është sulmuar Fidan Kamberi, mësues i shkollës fillore “Bislim Imeri” në Kçiq të Madh të Mitrovicës i cili ishte vëzhgues në këtë proces. Bëhet e ditur se nga sulmi ai ka marrë lëndime serioze dhe po trajtohet në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës.

Parregullsi janë vënë re në qytete të ndryshme të Kosovës. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha se ishin vënë re disa shkelje të ligjit.

“Një komisioner e ka fotografuar votën dhe e ka shpërndarë në rrjetet sociale. Ai është shoqëruar në polici. Në shkollën “8 Marsi” një qytetar ka fotografuar votën, që gjithashtu është shoqëruar në polici. Në Klinë një komisioner dhe një votues janë arrestuar, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, por në përgjithësi ka qenë situatë e qetë”, – tha Nikçi për T7. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *