• |
ide | kryesore

Del EXIT-POLL: Ky është koalicioni fitues i zgjedhjeve në Kosovë

Lajme, Të fundit



Klan Kosova ka nxjerrë exit-pollin e parë të zgjedhjeve të zhvilluara këtë diel. Sipas këtij EXIT POLL fituese janë LDK-në dhe VV të cilat kanë marrë nga 30% të votave.

Ky sondazh e nxjerr PDK-në partinë e tretë në vend me 8% diferencë nga LDK dhe VV. Sipas Exit Poll, PDK ka 22.28% ndërsa koalicioni AAK-PSD ka vetëm 10.58 për qind të votave.

Koalicioni Nisma dhe AKR, sipas sondazhit, nuk e kalon pragun zgjedhor prej 5% pasi kanë marrë vetëm 4.41%. Ky exit-poll u publikua në orën 19:00, menjëherë pasi u mbyllën kutitë e votimit. Pas daljes së këtyre rezultateve ka pasur reagime.

Burime të lapsi.al në Vetëvendosje thanë se partia e tyre është e shkëputur nga forcat e tjera dhe jo e barabartë me LDK-në.

Sipas tyre nxjerrja e LVV 30% dhe LDK 30%, duket se ka si qëllim mobilizimin e partive të tjera për të bërë ç’të munden që ta ndihmojnë LDK-në të përmbysë rezultatin e fitores së LVV gjatë numërimit në vendvotime. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *