• |
ide | kryesore

“Nëse luaj keq, plaka e katit të sipërm më jep shuplaka…”: frika e Mertens nuk është Ancelotti…

Sport



Dries Mertens është protagonisti i këtij Napoli në fillim të sezonit. Për eksperiencën napoletane, sulmuesi i kombëtares belge, ka folur në kanalet zyrtare të Lega serie A. “Kur këndojnë emrin tim ndihem mirë, pas një goli është akoma edhe më bukur. Pas shtatë vitesh këtu, ndihem napoletan. Kam shumë miq, kam njohur shumë persona dhe më vjen mirë. Njerëzit e kanë parë se që kur kam mbërritur këtu jap gjithcka në fushë e provoj të jetoj si tifozët”, ka thënë Mertens.

Sulmuesi ka folur edhe për pasionin që transmeton ky qytet. “Futbolli në Itali është një sëmundje e bukur, njerëzit janë të sëmurë me futboll. Nga të rinjtë deri tek të moshuarit. Tek unë, në katin e sipërm banon një zonjë që duhet të jetë rreth 75 vjec, e cdo mëngjes më thotë: ‘Luajte mirë, komplimenta’. Ose, nëse kam luajtur keq, më jep ndonjë shuplakë e më thotë se mund të bëja më mirë”.

Mertens po përpiqet të arrijë Marek Hamisk në krye të klasifikimit të golashënuesve të të gjithë kohërave me 121 gola. Për momentin, është në vendin e tretë, vetëm një gol larg nga Maradona që është ndalur në kuotën 115. “Të kaloj Marek? Mund të ndodhë. Ndeshjet e fundit ai bëri shumë gola, shpesh me asist nga unë. Ndoshta kam gabuar që i kam dhënë as shumë pasime. Nëse thyej rekordin do ta marr në telefon, e sigurtë. Por përpara duhet ta arrij. Kush e kishte menduar 7 vjet më parë… Èshtë dicka e bukur, do të thotë që për Napolin ke qenë i rëndësishëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *