• |
ide | kryesore

Numërohen 75% të votave në Kosovë/ Si do ndahet numri i deputetëve mes partive

Lajme, Të fundit



Kur janë hapur 1952 kuti nga 2547 që është gjithsej numri i kutive të votimit të zgjedhjeve në Kosovë kanë dale rezultatet. Ato rezultate janë ende paraprake pasi janë hapur 76,64% e kutive.

Shihet një garë e fortë mes LDK dhe Vetëvendosjes se cila do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve. Teksa që nga nisja e numërimit të votave ka prirë LDK-ja në momentet e fundit Vetëvendosje e Albin Kurtit bëri një rritje të fortë duke dalë në krye.

Tashmë VV ka rreth 4300 vota mbi LDK-në. Kjo garë mes LDK dhe VV është shumë e rëndësishme pasi edhe pse ato kanë deklaruar se do të bëjnë bashkë koalicion, partia që do të marrë më shumë vota do të ketë kryeministrin. Pritet të shihet nëse kryeministër do të jetë Albin Kurti apo Vjosa Osmani.

LËVIZJA VETËVENDOSJE!                           26,04% ose 29 deputetë
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS        25,21% ose 28 deputetë
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS         21,19% ose 24 deputetë
AAK – PSD                                                            11,67% ose 13 deputetë
NISMA – AKR – PD                                             5,08% ose   6 deputetë
SRPSKA LISTA                                                       5,91% ose 10 deputetë
Minoritete të tjera                                                                     10 deputetë

KETU mund të shihni rezultatet zyrtare në kohe reale. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *