• |
ide | kryesore

Ufc/ Adesanya, KO brutal për Whittaker: kërcim e ‘mitraloz’ për titullin kampion

Sport



”The last stylebender”, Israel Adesanya, hodhi në tapet kundërshtarin në raundin e dytë duke fituar titullin e peshave të mesme. Në Oktagon u fut me balerinë e akrobaci, imitoi mitralozin, provokoi kundërshtarin e ardhshëm që ndiqte ndeshjen: një shfaqje e vëertetë, që shkon përtej Mma.

Këtu fitorja kalon në plan të dytë, ose më saktë legjitimon prepotencën e treguar në fillim në mbërritjen në shoqërinë e tre balerinëve, interpretimin e një kërcimi metropolitan, akrobacitë në ring, dhe rrëmbimin e trofeut në vetëm 8 minuta. Pastaj imitimi i armës kundër gjithë stadiumit, kërcimi si Michael Jackson, marrja e mikrofonit për të sfiduar një luftëtar që ndiqte ndeshjen, duke i dërguar një puthje.

 

View this post on Instagram

 

HE’S DONE IT! Adesanya finishes Whittaker in round 2! #UFC243

A post shared by ufc (@ufc) on

Adesanya, nuk është vetëm kampioni i ri i peshave të mesme Ufc, pasi nxorri brutalisht k.o. rivalin Robert Whittaker në raundin e dytë. E nuk është vetëm një prej luftëtarëve më të paparashikueshëm të ringut aktual. Është edhe njeriu i shfaqjeve spektakolare që një sport individual mund ti ofrojë botës, në nivelet e një Agassi, apo një McGregor. E vlerësimi i 60mijë të pranishmëve në Marvel Stadium të Melbournit e dëshmoi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *