• |
ide | kryesore

Video/ Dëmtim horror i Hysaj, rrëzohet me kokë dhe del me barrelë: humbet kualifikueset me kombëtaren

Sport, Video



Momente frike në Olimpico Grande Torino gjatë ndeshjes së Torinos me Napoli. Në minutën e 33′ të pjesë së parë një kontrast loje ajrore ka qenë i pafat për mbrojtësin e kombëtares, që është përplasur përtokë me kokë, me trupin që ka peshuar mbi zverkun e shkodranit. Ansaldi, bëri ‘urë’ me shpinë e Hysaj, gati të godiste me kokë, u përplas keq. E menjëhershme ndërhyrja e mjekëve që e kanë transportuar shqiptarin me barrelë jashtë fushës.

Megjithatë stafi i Napolit nuk duket i preokupuar për gjendjen shëndetësore të mbrojtësit të djathtë, që në orët e ardhshme do të nënshtrohet kontrolleve mjekësore. Hysaj është zëvendësuar nga Ghoulam, por me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e kombëtares shqiptare në 11 dhe 14 tetor në transfertat e Turqisë dhe Moldavisë.

Demtimi i Hysajt on Vidnews.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *