• |
ide | kryesore

VIDEO/ Nis festa e Vetëvendosjes në qendër të Prishtinës

Lajme, Të fundit



Kur janë numëruar mbi 80% të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës, rezultatet i udhëheq Lëvizja Vetëvendosje me 25,99% e ndjekur nga LDK me 24,99%.

Pas këtyre rezultateve simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar festën në sheshin “Skënderbeu” të kryeqytetit. Një numër i madh i tyre janë parë me flamuj kombëtar afër statujës së heroit kombëtar, por bie ne sy mungesa e flamurit te Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje po prin me mbi 6 mijë vota ndaj subjektit të dytë ndërsa numërimi vazhdon. Ky subjekt ishte më i votuari në Kosovë edhe në zgjedhjet e kaluara, por mbeti në opozitë. 

Zgjedhjet e parakohshme erdhën si pasojë e dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj, dhe shpërbërjes së Kuvendit. Zgjedhjet kanë qenë më të qetat e mbajtura ndonjëherë në Kosovë kur janë raportuar një numër shumë i vogël incidentesh. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *