• |
ide | kryesore

Video/ Sinfonia Juventus në San Siro: Dybala e Higuain shtrijnë përtokë Inter e rimarrin kreun

F1, Sport, Video



Nuk ka zhgënjyer pritshmëritë super-sfida mes Inter e Juventus. Bardhezinjtë tani kanë lojën e Sarrit e Conte provon humbjen e parë. Përfundon 2-1 për kampionët në fuqi, që tregojnë supremacinë e tyre me një pjesë të parë të shkëlqyer e një të dytë me agonizëm, por që i lejon të kthehen në krye të Serie A me golat e Dybala e Higuain, që sapo ishte futur në lojë, për një Bernardeschi zhgënjyes. Nuk mjafton penalltia e Lautaros, që Conte të ruajë ecurinë pozitive në kampionat.

I shkakton mërzinë e madhe ish-skuadra, teknikut që shpresonte shumë të ndodhte e kundërta. San Siro thotë Juventus, thotë Maurizio Sarri, thotë bardhezi: Dybala e Higuain mposhtin Inter, e nuk shërbeu për asgjë penalltia e barazimit momental të Lautaro. Bardhezinjtë marrin kryesimin: Antonio Conte humb ndeshjen e dytë radhazi në katër ditë, pas asaj në Champions me Barcellona. Kapitullin e fundit të një ndeshje intensive e të bukur e shkroi Higuain, duke u futur si zëvendësues në pjesën e dytë, e duke i vënë vulën 10 minuta nga fundit. Ekzaktësisht si vendosi derbin e fundit të Italisë të luajtur me fanellën e Juventus një vit e gjysëm më parë.

Conte propozoi 11 lojtarët e lajmëruar, me Lukaku krah Lautaro. Sarri befasoi duke lënë jashtë Huguain e Ramsey për Dybala e Bernardeschi, për një modul të ngjashëm me 4-3-1-2. Juventus pati impaktin më të mirë dhe iu deshën katër minuta të merrte avantazhin: Pjanic gjeti korridorin për Dybala, që siluroi me të majtën këndin e largët të Handanovic. Inter e ndjeu goditjen dhe rrezikoi kapitullimin tre minuta më vonë, kur Ronaldo testoi qendrueshmërinë e traversës në San Skiro. Skuadra e Conte mori zemër vetëm në të 17 kur krosimi i Barella gjeti brrylin e De Ligt: penallti jo bindëse, por Lautaro transformoi me saktësi përballë një Szczesny që gjeti vetëm krahun. Bardhezinjtë presuan në cdo sektor të fushë, pa i lënë mundësi organizimi skuadrës së Conte që shpesh u vu në vështirësi të dilte nga zona.

Presioni i bardhezinjve ishte asfiksues edhe në pjesën e dytë: Dybala mund të shënonte i vetëm përballë Handanovic, por portieri slloven mbylli mirë hapësirat. Sarri e kuptoi cfarë duhet të bënte dhe zëvendësimi dysh rezultoi vendimtar: Khedira për Bantancur e Higuain për Bernardeschi. Inter me shumë fat mund të merrte avantazhin në të 69 kur topi i devijuar nga shpina e De Ligt u përplas në shtyllë me Szczesny të palëvizur. Vetëm se ndeshjen e vendosi Higuain, në mundësinë e parë që iu paraqit: Pipita me të djathtë mundi Handanovic, duke kompletuar misionin parakalim.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *